Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 dhuratat që nuk duhet t’ia bëni kurrë të dashurës tuaj

10 dhuratat që nuk duhet t’ia bëni kurrë të dashurës tuaj
November 22
11:27 2016

Një nga momentet më të vështira është zgjedhja e një dhurate për të dashurën tuaj. Vajzat janë tekanjoze dhe shpesh kanë luhatje në ato që pëlqejnë. Nga ana tjetër, djemtë janë më pak të vëmendshëm dhe rrallë herë ndodh që ata të preferojnë të mbajnë mend detajet. Të gjitha këto e bëjnë shumë të komplikuar zgjedhjen e një dhurate, megjithatë, duke qenë se gama e zgjedhjeve është shumë e gjerë, ne do t’ju tregojmë se cilat dhurata NUK duhet t’ia bëni të dashurës.

  1. Parfumi

Përveç faktit që besëtytni të ndryshme tregojnë se kur ju dhuroni një parfum më pas ndaheni, parfumi është një zgjedhje shumë personale.

  1. Veshje kur nuk e dini saktësisht masën

Sigurisht që ju mund të blini një veshje me të drejtë kthimi për t’i ndërruar masën nëse të dashurës tuaj nuk i bën, por kjo do ta prishte pak lezetin e dhuratës. Kështu që është më mirë të mos rrezikoni.

  1. Kafshë shtëpiake

Nëse ajo është e fiksuar pas kafshëve me shumë mundësi do ta blejë një vetë ose do ta adoptojë pa paguar para. Ndaj mendoni më mirë për një dhuratë tjetër.

  1. Kartat e dhuratës

Kartat ku ju vendosni para dhe e dashura juaj mund të shkojë të blejë nuk janë zgjedhje e mirë sepse tregon se ju nuk keni origjinalitet.

  1. Orendi për në tualet

Shampo apo kremra të ndryshme duket sikur ju po i thoni të dashurës tuaj të lahet më shpesh. Mesazhi që transmetohet mund të jetë i gabuar, ndaj është mirë të zgjidhni diçka tjetër.

  1. Sende kuzhine

Ju po i tregoni me këtë se ajo është një vajzë shtëpie që e ka vendin në kuzhinë. Vetëm nëse e dashura juaj punon si kuzhiniere ju mund t’i blini një set shumë të mirë, në të kundërt gjeni diçka më speciale.

  1. Para

Ajo është e dashura juaj, jini më kreativ se kaq!

  1. Çokollata

Çokollatat janë dhurata shumë të zakonshme dhe do ta bëjnë të dashurën tuaj të mos ndihet aspak e veçantë.

  1. Arush pelushi

E dashura juaj nuk është më 12 vjeçe!

  1. Bizhuteri

Në rast se ju e dini me siguri se ajo preferon një lloj bizhuterie dhe ka dëshirë ta ketë atëherë në rregull, por në rast se jo, bizhuteritë janë shumë të konsumuara si dhurata.

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje