Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 arsyet pse duhet të mbeshtesim dhe ti bashkohemi studentëve në protestën e tyre

10 arsyet pse duhet të mbeshtesim dhe ti bashkohemi studentëve në protestën e tyre
December 06
14:20 2018
Këto dy ditë me mijëra studentë, kryesisht të Universiteteve Publike në Tiranë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit dhe të Sporteve për të protestuar për një kauzë që i prek të gjithë, sidomos nga ana financiare. Që në muajin maj ka hyrën në fuqi një Vendim i Këshillit të Ministrave, ku studentët duhet të paguajnë një shumë të konsiderueshme për çdo provim të mbartur, më saktë për çdo kredit që kanë këto provime.
Në fakt duke llogaritur tarifat vjetore të shkollave të tyre, duke marrë parasysh faktin që shumica e studentëve në Tiranë janë të ardhur nga qytetet e tjera dhe kanë shpenzime shtesë për jetesën në kryeqytet, duke i shtuar dhe këtë tarifë të re për provimet e mbartura, e bëjnë të papërballueshme arsimin e lartë nga studentët.
Alibia e kryeminsitrit dhe e disa njerëzve afër qeverisë, të paktën ditën e djeshme ka qenë që studentët me provime të mbartura janë ngelës dhe bëjnë zhurmë kot. Arsye kjo abuzive ose më mirë të themi ofenduese, kur e mendon që provime të mbartura kanë edhe studentë shumë të mirë, duke qenë se i shtyjne provimet vetë, nisur dhe nga ngarkesa që e kanë. E ndërkohë që minutat e fundit, qeveria ose me saktë Ministria e Arsimit është tërhequr nga pika e 4-të e VKM-së, pra është anulluar tarifa për provimet e mbartura, protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në protestë, për shkak të kërkesave të tjera.
Gjithsesi ti nisim arsyet pse duhet mbështetur protesta e studentëve pikërisht me këtë të fundit:
1.Studentët qe kanë provime të mbartura nuk janë ngelës. Të gjithë ne kemi pasur provime të mbartura pasi e kemi pasur të pamundur të përballojmë ngarkesën. Nga ana tjetër termi ngelës është term i vjetër dhe abuzues, termi njohur në të gjithë botën moderne dhe jo-sllave është “përsëritës”. Dhe më mirë të përkrahim studentët përsëritës që punojnë dhe përpiqen se sa ata që kanë rregulluar shkollat me lekë.
2. Tarifa e provimeve të mbartura që u hoq pas protestës masive është vetëm maja e ajsbergut kur vjen puna për problemiet e universitetit në Shqipëri dhe jo, nuk po flasim për lekët që i futen nën dorë pedagogut. Por për mungesën e materialave, mundësive, mënyrave të reja të shpjegimit të lëndëve, gjithçkaje moderne dhe njëkohësisht të re që këtu tek ne do të vijë atëherë kur vjen gjithmonë, me shumë vonesë. Pra duhet një reformim dhe një përkrahje për propozimet e mendjeve të ndritura të studentëve dhe atyre në fushë e pedagogjisë.
3. Protestës i kanë dalë në “mbrojtje’ pikërisht dhe disa nga emrat më të njohur të mësimit dhe pedagogjisë, dhe sigurisht një protestë e mbështetur nga mendjet brilante e të shkolluara është vetëm e drejtë dhe legjitime.
4.”Ngelësat që i kërkon Gjermania”, ishte një nga parrullat në protestë dhe bëhet fjalë pikërisht për studentët e mjekësisë, doktorët dhe infermierët e ardhshëm për të cilët ngrihet alarmi që shkojnë jashtë vendit sapo diplomohen, ndërkohë kur i kemi këtu në shkollë nuk i plotësojmë kushtet dhe i quajnë “ngelësa”.
5.Tarifat nuk i vendos Ministria thonë këta të qeverisë. Dje kur e hidhnin poshtë të gjithë protestën thanë që nuk duan ti paguajnë kostot e provimeve të mbartura nga tasktat e shtetit, pra paguheshin nga lekët që shkojnë në qeveri, pra ishte detyra e tyre. Ndërkohë sot kur studentët kanë të drejtë sipas tyre, thonë që nuk i përgjysmojnë dot tarifat se nuk i paguajnë ata, i paguaka vetë shkolla.
6.”Nuk kemi lekë as për të blerë pankarta”, shkruante një student në një gazetë sot përpara Ministrisë. Dhe është e vërtetë, studentët sot nuk kanë të ardhura të mjaftueshme, flas për ata që e përballojnë jetesën vetë ose me pak ndihmë nga prindërit, as për të blerë pankarta sepse kushtojnë me shumë se në Francë.
7.Protesta e studentëve, protesta e gjakut që vlon të një populli është e vetmja protestë që duhet mbështetur me të gjitha fuqitë, nga të gjithë pa asnjë përjashtim. Plus ne kemi kujtime të mira nga protestat e studentëve dhe energjisë së tyre.
8.Ama kjo nuk është vetëm protesta e studentëve, duhet të shërbejë si pikënisje për revoltën e të gjithë shqiptarëve kundër pakënaqësisë, varfërisë dhe gjithçkaje që nuk shkon me këtë qeveri. Sepse or miq, siç po e shikoni, kur proteston për një gjë të drejtë, ata lartë të dëgjokan dhe të dëgjokan mirë.
9. Protesta e sotme do të vazhdohet në fund të muajit nga protesta e emigrantëve shqiptarë që do të kthehen në atdhe për të marshuar drejt kryeministrisë. Protesta e sotme duhet mbështetur që fryma e revoltës të ndihet dhe të vazhdohet në datat 28, 29 dhe 30 dhjetor.
10. Vetëm për arrogancën dhe mendjemadhësinë e një kryeministri që i drejtohet të rinjëve të vendit të tij sikur është dadoja e tyre dhe jo si njeriu që ka marrë në kabinet më shumë se një doktor shencash me doktoraturë te kopjuar.
p.s Dhjetori ka qenë gjithmonë muaj i mbarë për vendin tonë… /Blitz.al/
Nga: Kejvin Kalo
Komento
Shperndaje