Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 zakone që njerëzit më produktivë kryejnë çdo ditë

6 zakone që njerëzit më produktivë kryejnë çdo ditë
June 28
13:42 2016

Ju duket sikur nuk bëni mjaftueshëm? Sipas një studimi në SHBA, njerëzit punojnë mesatarisht 45 orë në javë, ku 17 prej tyre konsiderohen si joproduktive. Ne të gjithë duam të jemi sa më produktivë e të punojmë më tepër, por asnjëri prej nesh nuk dëshiron të shndërrohet në “qen të punës”. Për të qenë në harmoni me veten, ju rendisim 6 zakone që karakterizojnë njerëzit më produktivë në përditshmëritë e tyre.

1. Menaxhoni gjendjen tuaj

Nevojitet që të menaxhoni veten, të bëni gjërat e duhura dhe të përqendroheni. Ju jeni gjatë gjithë kohës duke reaguar, që prej mëngjesit kur duhet të fikni alarmin. Mbani në kontroll gjendjen tuaj shpirtërore. Studimet tregojnë se nëse demonstroni lumturi në atë që bëni, produktiviteti juaj do të rritet.

2. Mos kontrolloni adresat tuaj të email-eve

Për disa njerëz është një zakon i përditshëm pa të cilin nuk ia dalin dot. Ata nuk mund ta imagjinojnë që të zgjohen e mos të kontrollojnë adresat e tyre të email-eve apo rrjetet sociale. Pse duhet të jetë kaq e nevojshme që në mëngjes? Jeni ju që vendosni, reagoni. Studimet tregojnë se kontrolli i përditshëm i email-eve mund të kthehet në një zakon të keq, edhe më problematik sesa konsumimi i alkoolit apo duhanit.

3. Përpara se të bëni diçka, pyesni nëse duhet bërë e gjitha

Mos bëni shumë gjëra! Doni të jeni produktivë? Nuk është e detyrueshme ta bësh të gjithën mbase, por ta bësh në mënyrë cilësore. Është qesharake se si ne ankohemi se na mungon koha kur në fakt nuk dimë ta menaxhojmë atë. Ndiqni një plan të detajuar pune.

4. Fokusohuni

Të fokusuarit mund të cilësohet si aftësi magjike, por në fakt nuk është e tillë. Është mjaft e lehtë të arrihet. Mjafton të mbyllni derën dhe të përqendroheni. Mënyra më e lehtë për të ndryshuar sjelljen tuaj është të ndryshoni mjedisin ku qëndroni.

5. Një rutinë produktive

Njerëzit cilësohen produktivë edhe për rutinën produktive që ndjekin. Individët me sisteme personale nuk bëjnë gjëra të çastit, automatike, por të planifikuara. Ata karakterizohen nga rutina personale që kanë punuar për ta.

6. Përcaktoni qëllimet tuaja paraprakisht

Nevojitet që një ditë më përpara ose në darkë t’i bëni vetes të qartë dy qëllimet më kryesore që duhet të arrini. Nga studimet e kryera, rezulton se në rast se i shkruani qëllimet që duhet të arrini, ka një përfitim dytësor… ju ndihmon në heqjen e ankthit dhe ju ndihmon t’i gëzoheni mbrëmjes tuaj.

Komento