Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 shenja që tregojnë se jeni lidhur me një burrë-fëmijë

5 shenja që tregojnë se jeni lidhur me një burrë-fëmijë
September 20
21:55 2016

Ideja e një mashkulli që nuk rritet kurrë në pamje të parë mund të ngjajë gazmore dhe deri diku tërheqëse, por në fakt partnerja e tij e paguan shtrenjtë këtë lloj marrëdhënieje.

Dhe përpara se të ndieni dukshëm pasojat e të kuptoni se nuk po përfitoni nga kjo martesë, lexoni pesë shenjat që do t’ju ndihmojnë të kuptoni se jeni lidhur me një mashkull-fëmijë.

  1. Ju duhet ta “ndiqni” atë

Duhet të kujdeseni për higjienën e tij, rrobat, për ushqimin, faturat e papaguara dhe dhuratat që duhet tu bëni së bashku familjarëve të tij. Veç kësaj, duhet ta këshilloni e të mundoheni t’i shpjegoni në rast se diçka në punën apo shoqërinë e tij shkon keq.

2. Bisedat rreth fëmijëve e trembin

Nëse ulur në një lokal, ju bëni batuta lidhur me fëmijët tuaj në të ardhmen dhe atë e përfshin paniku, kini kujdes! Të jeni e sigurt se pak pas sjelljes së tij të çuditshme, do të kërkojë të largohet nga lokali.

3. Ju vazhdimisht e bezdisni

Ju e ndjeni që po bëheni e bezdisur, por nuk mund të ndaleni. Jini gjithë kohës duke e mësuar atë se çfarë të bëjë, si ta bëjë dhe çfarë të mos bëjë. Ai ju kërkon mos ta bezdisni, por sa herë përpiqeni të flisni është e pamundur.

4. Shmang bisedat serioze

Kur ju doni të bisedoni për tema serioze, një problem tuajin, diçka që ju shqetëson, ai shmanget përmes shakave. Gjëja e fundit që ai mund të dojë është një përballje. Një mashkull i papjekur është i prirur të mos bëjë asgjë jashtë asaj që është mësuar të bëjë.

5. Interesa dhe shoqëri tipike adoleshentësh

Kur ai del të argëtohet me shoqërinë e tij shndërrohet plotësisht në një adoleshent. Kryen veprime të pamatura, dehet apo drogohet. I shndërruar në një adoleshent, ju jeni si një “nënë” për të.

Nëse e shihni se është e pamundur të vazhdohet më tej dhe situatën nuk e keni në kontroll, atëherë dorëzohuni. Është e vështirë të krijosh një marrëdhënie romantike me dikë të parritur dhe që më së shumti preferon të rrijë me shoqërinë e tij.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje