Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

12 rregulla jetike që çdo nënë duhet t’i dijë për mirërritjen e vajzës së saj

12 rregulla jetike që çdo nënë duhet t’i dijë për mirërritjen e vajzës së saj
June 21
18:02 2016

Mirërritja e një vajze nuk është diçka e lehtë, sikundër mirërritja e fëmijëve në përgjithësi. Prindërit përpiqen gjithmonë t’i mbrojnë ato, por përpara se ajo të shndërrohet në një adoleshente tërheqëse dhe të bëhet pjesë e disa bashkësive shoqërore, nevojitet që t’u kushtoni vëmendje këtyre dymbëdhjetë rregullave.

  1. Make up-i juaj është tanimë edhe i saji

Make up-i vërtet mund ta bëjë të duket edhe më tërheqëse, por mësojeni ta aplikojë sa më pak.

  1. Flisni me të rreth periodave, periudhë e sikletshme por e domosdoshme

Përgatiteni atë për çfarë do të ndodhë. Është detyrë e juaja t’ia bëni të ditur ndryshimet që do të pësojë trupi i saj. Nevojitet që ajo të flasë lirshëm me dikë rreth kësaj periudhe dhe ku ka më mirë sesa me nënën e saj.

  1. Bota do të përpiqet ta rritë sa më shpejt atë

Përballë ndryshimeve të herëpashershme që do ta rrethojnë atë, është detyra juaj ta mbani pranë vetes sa më gjatë të mundeni. Ndalojini asaj të përdorë make up, të veshë rroba të papërshtatshme për të apo të përdorë celular për aq kohë sa nuk nevojitet.

  1. Inkurajoni dhe mbështesni marrëdhënien e vajzës me babanë e saj

Ajo ka nevojë për ty si nënë, por edhe për të ditur se ka një burrë që e do atë, çka do ta ndihmojë të mos bjerë “pre” e të parit djalë që do të njohë .

  1. Mësojini asaj vlerën e kursimit të parasë

Duke e mësuar të kursejë, ajo do të mësohet të mos varet financiarisht nga dikush tjetër më vonë.

  1. Bëni kujdes si flisni për trupin tuaj përballë saj

Ju shndërroheni në shembullin e saj për mënyrën se si gratë flasin për trupin e tyre. Ndaj flisni këndshëm për trupin tuaj në sy të saj. Shmangni bisedat negative rreth peshës trupore, duke e bërë të kuptojë se e rëndësishme është të jetë e shëndetshme.

  1. Mbrojeni atë, por edhe mësojeni të dijë t’ia dalë vetë

Botës i nevojiten sa më shumë gra të forta. Vajza juaj duhet ta dijë që ka mbështetjen tuaj, megjithatë mësojeni që të përballet edhe vetë me problemet e saj.

  1. Komplimentojeni atë, jo domosdoshmërisht për pamjen e jashtme

Nevojitet që ajo t’i dijë sa më herët vlerat e saj. Ndaj thojini asaj se është e zgjuar, argëtuese apo e këndshme. Vlera që nuk zbehen me kohën.

  1. Mësojeni të caktojë kufijtë lidhur me mënyrën se si njerëzit do ta trajtojnë

Lëreni atë t’ju shikojë dhe të mësojë. Ju jeni e para mësuese e saj dhe ajo do të mësojë nga ju. Nëse jeni një grua e fortë që di si të sillet, ajo do të rritet me të njëjtën frymë.

  1. Mësojeni të ndjekë ëndrrat dhe pasionet e saj

Mësojini vajzës tuaj se gjërat që do kanë vërtet rëndësi, ndaj ajo duhet të besojë tek ëndrrat dhe pasionet e saj. Këshillojeni të luftojë për ëndrrat e saj.

  1. Të dijë të jetë e zgjuar kur t’i vijnë rrotull djem të ndryshëm

Është me rëndësi që ajo të ndjekë instinktin e saj, t’i bindet zemrës, por mësojeni që të tregohet e zgjuar kur të nisë të rrethohet nga meshkujt.

  1. Ndihmojeni të vlerësojë trupin e saj dhe ta trajtojë me respekt atë

Këshillojeni që ta vlerësojë dhe trajtojë me respekt veten. Zhvilloni me të një bisedë rreth marrëdhënieve seksuale dhe çfarë duhet të lejojë e mos lejojë ajo.

Komento
Etiketimet
Shperndaje