Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

12 mënyra si të përmirësoni balancën në jetën tuaj

12 mënyra si të përmirësoni balancën në jetën tuaj
July 07
10:49 2016

Balanca punë-jetë nuk është aq e lehtë për tu arritur. Mund të konsiderohet si një çështje e përhapur deri në njëfarë mase dhe që i përfshin herët a vonë të gjithë. Kudo mund të shikohet nevoja për përmirësim, ndaj me këtë synim iu paraqesim 12 mënyra se si të arrini një balancë të suksesshme.

1. Bëni një plan dhe përcaktoni qëllimet tuaja

Përdorni forcën tuaj mendore për të përcaktuar qëllimet, oraret dhe hapat që do të ndiqni me qëllim arritjen e asaj që doni. Të ushtruarit e herëpashershëm do ua kthejë më pas në zakon këtë mënyrë produktive. Përcaktoni synimet tuaja me 3-5 aktivitete që i konsideroni si të më të rëndësishme. Disiplinojeni veten në mënyrë që të arrini ekuilibrin e duhur.

2. Shmangni aktivitetet që iu marrin shumë kohë dhe energji

E keni vënë re se disa aktivitete marrin më tepër kohë se sa duhet ose kërkojnë harxhimin e  një sasie të madhe energjie? Largohuni nga rrethi shoqëror që ka tendencën të kalojë kohën kot duke pirë apo bërë thashetheme. Mos u kapni pas aktiviteteve të mirëmbajtjes që iu marrin shumë kohë.

3. Gjeni kohë për tu stërvitur

Sfidat sportive iu duhen në jetë. Merrni në konsideratë shëndetin tuaj, mirëqenien fizike. Planifikoni aktivitetet tuaja sportive që do iu ndihmojnë të arrini një ekulibër të shëndetshëm mes punës dhe sektorëve të tjerë në jetë.

4. Gjeni pak kohë për çlodhje

Një vizitë e shkurtër tek një mik i dashur, leximi i një artikulli tërheqës, një shëtitje e shkurtër, mund t’iu ndihmojnë në rritjen e mirëqenies personale. Gjëra të vogla këto por me rëndësi të madhe.

5. Gëzojuni fundjavave dhe pushimeve

Në ditët e zakonshme, trupi dhe mendja juaj nuk arrijnë dot qetësinë e dëshiruar. Por kjo mund të jetë e mundur duke shmangur stresin e përditshëm gjatë fundjavave tuaja apo pushimeve. Gëzojuni atyre.

6. Përmbushini ato detyrime para se të jetë vonë

Sigurisht që ka impenjime të vogla dhe jo aq të rëndësishme, sikundër ka disa gjëra që duhet t’i realizoni në kohë. Planifikoni kohën për kontrolle shëndetësore apo pastrim themelor të shtëpisë tuaj, në mënyrë që të mos përballeni me emergjenca.

7. Minimizoni kohën për gjërat që duhet të bëni dhe kushtojini më tepër kohë atyre që dëshironi të bëni

Ndoshta gatimi është diçka që mund t’iu gëzojë, sikundër shëtitjet me biçikletë, librat që doni apo muzika që iu përmbush.

8. Kushtojini më tepër kohë familjes

Për disa familja qëndron e fundit në listë, por ajo duhet të jetë primare për ju. Është e vështirë për ata që janë të ngarkuar me punën, por nevojitet që iu të gjeni kohë dhe për pjesëtarët e familjes.

9. Bëni zgjedhje të qëllimshme lidhur me atë çka kërkoni nga jeta

Ka njerëz që dinë vetëm të qëndrojnë e të shohin gjërat teksa ndodhin, nga ata që dinë vetëm të pyesin “Çfarë ndodhi?” dhe nga ata që i bëjnë gjërat të ndodhin. Ju ku e gjeni veten?! Për të arritur balancën e dëshiruar, nevojitet të bëni zgjedhje të qëllimshme aq sa të vetëdijshme për ato çka kërkoni nga jeta.

10. Komunikoni me të tjerët rreth punës

Të flisni rreth punës me kolegët apo eprorët tuaj nuk do të thotë detyrimisht të ankoheni. Bisedoni me ta, debatoni. Përpiquni gjithmonë të komunikoni për të përmirësuar aty ku nevojitet përmirësimi.

11. Vendosni të fikni pajisjet që iu lidhin me botën virtuale apo iu shpërqëndrojnë

Shpeshherë lind nevoja që të fikni celularët tuaj, televizorin apo radion. Thjesht nevojitet të shkëputeni për pak.

12. Krijoni një rrjet mbështetës dhe të fortë

Nuk mund t’ia dilni i vetëm. Nevojitet bashkërendimi i punës të disa personave të besuar. Keni nevojë për disa persona që mund t’iu këshillojnë, t’iu sugjerojnë ose thjesht t’iu dëgjojnë.

Etiketimet
Shperndaje