Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 zakonet që duhet të zotërojë çdo femër pas të 30-ve

10 zakonet që duhet të zotërojë çdo femër pas të 30-ve
May 20
19:43 2016

Nevojitet që disa zakone të mira t’i zotëroni pasi të keni mbushur të 30-at. Mos u shpërqendroni nga listat me “ato që nuk duhet të bëni pas moshës 20-vjeçare” apo “ç’duhet të bëni para të 30-ve”. Hidhuni një sy këtyre zakoneve, përpara se të festoni 30-vjetorin tuaj, por edhe çfarëdo moshe të jeni: 29, 30, 44.

  1. Telefononi prindërit tuaj në intervale të rregullta kohore. Një “Si je?” dhe diçka tjetër që mund të diskutoni me ta shkurtimisht nuk është aspak negative.
  2. Lexoni lajme çdo mëngjes. Mjafton të lundroni në internet përmes telefonit tuaj dhe do të informoheni për ngjarje të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
  3. Ushtrohuni gjatë ditës. Një shëtitje e shpejtë, joga, kurs vallëzimi apo ndonjë aktivitet tjetër fizik që ju bën të ndiheni më mirë.
  4. Hani mëngjes. Mos u dembelosni, por përgatisni mëngjesin për veten tuaj. Fatmirësisht kemi shumëllojshmëri ushqimesh që na vijnë në ndihmë, ndaj mos prisni më.
  5. Një darkë e shëndetshme për veten të paktën dy herë në javë. Gjeni një mënyrë për të kënaqur veten me një darkë të shëndetshme. Nëse nuk e duroni dot grumbullin e enëve të palara, mjafton një sallatë.
  6. Peshohuni rregullisht. Monitoroni luhatjet tuaja natyrore dhe mbani nën kontroll trupin tuaj.
  7. Lani fytyrën çdo natë. Është një zakon që duhet ta zotëroni gjithmonë, por sidomos pas kësaj moshe.
  8. Pastroni dollapin të paktën dy herë në vit, në pranverë dhe vjeshtë.
  9. Mbani prezervativ me vete. Jeni ju “viktima” e parë e një shtatzënie të pamenduar, ndaj mos hezitoni për shkak të mendimeve të meshkujve që nuk duan të mbajnë prezervativ apo se nuk e kanë një të tillë në atë moment.
  10. Shkëputuni nga telefoni për një periudhë të caktuar kohore gjatë ditës. Mos lejoni veten tuaj të shkëputeni nga rrjedha e ditës duke u fokusuar tek ajo ç’ju ofron telefoni, bota virtuale.
Etiketimet
Shperndaje