Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 pyetje që duhet t’i bëni partnerit tuaj përpara se të martoheni

10 pyetje që duhet t’i bëni partnerit tuaj përpara se të martoheni
September 18
15:01 2016

Martesa është një hap i madh në jetën e një çifti, ndaj duhet të mendoheni mirë përpara se ta hidhni atë hap. Për të kuptuar nëse keni zgjedhur partnerin e duhur, pra nëse keni bërë zgjedhjen e duhur, ju rendisim 10 pyetje që duhet t’ia bëni atij përpara se të vendosni të martoheni.

  1. Çfarë të tërheq më tepër në të jetuarit bashkë?

(Nga përgjigjja e tij do të kuptoni nëse ai pëlqen dikë me të cilën të qëndrojë, të kalojë kohë apo thjesht të ndajë faturat.)

2. Çfarë të lumturon në marrëdhënien me mua?

(Natyrisht, kjo do të tregojë se sa e rëndësishme jeni ju për atë.)

3. Për çfarë kursen?

(Në varësi të përgjigjes, do të kuptoni nëse prioritet i tij janë blerjet e panevojshme apo të menduarit të një të ardhmeje të përbashkët. Çështje prioritetesh.)

4. Po lidhur me dallimet/ngjashmëritë fetare?

(Se jeni të së njëjtës fe, nuk do të thotë se të dy besojnë njëlloj. Nëse prisni që partneri të ndryshojë mendim, kjo nuk do të ishte diçka e mirë.)

5. Ku dëshiron t’i kalojë Krishtlindjet?

(Nëse nuk i përshtateni skenarit të tyre ideal të pushimeve, s’është një shenjë e mirë. Kjo është një tjetër temë nga do të kuptoni nëse jeni të gatshëm për kompromis.)

6. Çfarë roli do të luajë fëmija në jetën tuaj?

(Mund ta cilësojmë si çelësin e një marrëveshjeje. Nevojitet që të dy të bini 100% dakord dhe përgjigjja e tij është shumë e nevojshme në këtë rast.)

7. Po lidhur me dëshirat e tua seksuale?

(Edhe nga kjo pyetje do të përfitoni shumë. Nuk është një çështje më pak e rëndësishme.)

8. Çfarë bën kur je i zemëruar?

(Ju mund të kuptoni nëse partneri është nga ata që numërojnë deri në dhjetë apo nuk përmbahen dot.)

9. Ç’raporte keni me nënën/babanë/motrën/vëllanë?

(Nga kjo pyetje do të mësoni se si ai i gjykon marrëdhëniet me të tjerët, jashtë kontekstit romantik. Përpara se të martoheni do të mësoni nëse ai sillet ashtu si është apo bën gjithçka veç për t’ju bërë përshtypje?)

10. Do të ruajmë privatësinë?

(Disa çifte zgjedhin të jenë përgjegjës së bashku për shpenzimet, disa të tjerë duan të mos përzihen. Duhet të diskutoni edhe rreth kësaj.)

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje