Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 arsyet pse nuk duhet të bëni tatuazhe

10 arsyet pse nuk duhet të bëni tatuazhe
May 16
10:38 2016

Pavarësisht se shumë njerëz i preferojnë tatuazhet, ka disa rrethana që bëhen shkak për të mos e kryer një veprim të tillë. Ja ku e keni një listë me arsyet pse ndoshta duhet të prisni përpara se të vendosni të bëni një tatuazh.

  1. Nuk jeni ende i maturuar sa duhet për të bërë një tatuazh. Nëse vendosni ta bëni këtë pa lejen e prindërve dhe jo sipas standardeve të duhura, atëherë ju mbetet që ta bëni atë në mënyrë të paligjshme. Kjo mund të bëhet shkak që të merrni një infeksion të rëndë, të sëmureni, çka mund të çojë edhe deri në vdekje.
  2. Nuk keni mjaftueshëm para. Tatuazhi kushton dhe ju mbase nuk e keni shumën e nevojshme. Përgjithësisht në këto raste, shumë njerëz zgjedhin ta bëjnë tatuazhin në vende jashtë standardit dhe ku nuk kushton shumë. Si përfundim, mund të mbeteni të zhgënjyer.
  3. S’jeni të sigurt se ç’tatuazh doni të bëni. Nëse nuk jeni absolutisht të sigurt për tatuazhin, disa ditë pasi ta keni bërë mund të pendoheni.
  4. S’e kuptoni ç’simbolizon tatuazhi që pëlqeni. Simbolet që përzgjidhen për tatuazhe mund të jenë të bukur apo argëtues, por nëse nuk dini ta “lexoni” atëherë duhet të prisni.
  5. Ndikoheni nga të tjerët. Të bërit e një tatuazhi është një vendim i rëndësishëm, pasi do ta keni në trup përgjatë gjithë jetës. Ndaj nuk duhet që të ndikoheni nga të tjerët. Rezultati i presionit të bashkëmoshatarëve tuaj mund t’ju zhgënjejë më vonë.
  6. Doni të keni në trup emrin e të dashurit/ës tuaj. Emrat si tatuazhe janë zgjedhje të “rrezikshme”, pasi nëse marrëdhënia përfundon, tatuazhi do t’ju mbajë të mbërthyer në të kaluarën.
  7. Keni probleme shëndetësore. Nëse keni probleme shëndetësore, kurrsesi nuk duhet të bëni tatuazh. Diabeti, problemet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut, janë vetëm disa prej problemeve që përbëjnë rrezik.
  8. Mendoni se nëse ndryshoni mendje mund ta hiqni lehtë. Të bëni një tatuazh me mendimin se mund ta hiqni atë kur të doni është njësoj si të martoheni me mendimin se mund të divorcoheni nëse nuk ecën. Mos merrni vendime të pamenduara.
  9. Nuk jeni esëll. Nëse jeni nën ndikimin e drogës apo alkoolit duhet të bëni kujdes pasi njerëzit marrin vendime idiote në kësi rastesh dhe pendohen më pas. Mos merrni një vendim të tillë.
  10. Mungon higjiena në vendin ku bëhen tatuazhe. Papastërtia, mungesa e kualifikimit apo e përgjegjësisë të atij që bën tatuazhe duhet t’ju shtyjnë ta mendoni me kujdes. Mund të duket argëtuese ideja e të bërit tatuazh gjatë një feste për shembull, por ka riskun e vet.

 

Etiketimet
Shperndaje