Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Zoti i masakrës”, komedia më e mirë e 10 viteve të fundit dedikuar hipokrizisë borgjeze

March 09
16:31 2017

“Zoti i masakrës”, komedia e Yasmina Reza, do të shfaqë premierën më 11 dhe 12 mars në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Komedia vjen nën regjinë e Kiço Londos dhe pjesë e kastit të aktorëve do të jenë: Erand Sojli, Ermira Gjata, Alerit Çeloaliaj dhe Ermira Hysaj. “Zoti i masakrës” është konsideruar një nga komeditë më të mira të dhjetë viteve të fundit dhe është nominuar për disa nga çmimet më prestigjioze në kinematografi. Kjo vepër ngjit në skenë hipokrizinë borgjeze, një shfaqje, e cila premton shumë.

Kjo vepër përmban konfliktin që në fillim. Dy çifte, në dukje të qytetëruar takohen për të rregulluar pasojat e një episodi të dhunshëm, i cili plasi ndërmjet dy fëmijëve të tyre. Djali i Alain dhe Anet i theu dy dhëmbë djalit të Mishel dhe Veronik. Prindërit e djalit dhunues vizitojnë prindërit e viktimës për të kërkuar falje dhe për ta ndrequr gabimin, të paktën nga ana ekonomike. Gjatë vizitës, gjërat fillojnë me diplomaci, por gradualisht, mes tyre rritet një tension./Blitz.al/

Komento
Shperndaje