Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet mashtrimi pas Koncertit të Vjenës në Tiranë

Zbulohet mashtrimi pas Koncertit të Vjenës në Tiranë
December 19
19:43 2016

Prej disa ditësh i gjithë opinioni publik është duke folur mbi zhvillimin e një koncerti nga Ansambli Filarmonik i Vjenës, i cili pritet të zhvillohet në datën 2 janar 2017.  Impakti në publik ka qenë i menjëhershëm dhe publiku ka vërshuar në dyert e sportelit të Pallatit të Kongreseve për të blerë biletat. Mundësia e blerjes së një bilete për këtë koncert është paraqitur në dy mënyra përmes blerjes online dhe asaj fizike në sportelin e Pallatit të Kongreseve.

z2 z1

Biletat kanë filluar të shiten në datën 17 dhjetor në orën 10:00. Megjithatë, mesa duket ato kanë mbaruar që në orët e para.  Shumë persona janë ankuar duke u shprehur se biletat janë shitur përmes njohjesh dhe madje brenda një kohe shumë të shkurtër. Sakaq, disa kanë rrëfyer se faqja ku biletat mund të bliheshin online nuk ka funksionuar gjatë datës 17 dhjetor dhe në momentin kur ka filluar të punojë biletat kishin përfunduar.

Në faqen zyrtare të kryeministrit kanë vërshuar komentet nga qytetarët të cilët e quanin të padrejtë shitjen e biletave, që sipas tyre i kanë siguruar vetëm persona me influencë si politikanë e biznesmenë.

z3 z4 z6 z7

z8

 

“Faqja që duhet ti kishte shitur online nuk funksiononte gjatë gjithë paradites. Shërbimi i klientit nuk dinte të jepet asnjë përgjigje. Pasi nuk mund ta bleja online shkova ta blija fizikisht. Dhe biletat të gjitha ishin shitur vetëm 20 personave të parë. Numri maksimal i biletave që mund ti shiten një personi është 4 bileta pra gjithsej 80 bileta por sërish nuk dalin llogaritë.”- shkruan një komentuese.

Megjithatë kjo nuk ka qenë hija e vetme e hedhur mbi këtë koncert. Fillimisht kryeministri Edi Rama e  prezantoi eventin si “Koncerti i Vienës në Tiranë” në një kohë që bëhet fjalë për Koncertin  e Asamblit të Filarmonisë së Vjenës” gjë që shihet qartë dhe në foton e posterit të këtij eventi.

z5

Sipas Opinion.al, zyra e shtypit të Filarmonisë së Vjenës është shprehur se në datën 2 nuk do të ketë koncert në Tiranë. Koncerti i parë i kësaj filarmonie do të jetë në datën 16 janar dhe drejtori i përgjithshëm i Filarmonisë së Vjenës ka thënë se orkestra e Vjenës nuk do të luajë në datën 2 janar.

Sakaq, kryeministri ka siguruar të gjithë komentuesit të cilët e kanë pyetur se në datën 2 do të zhvillohet Koncerti i Vjenës në Tiranë me pjesëmarrjen e një prej violinistëve më të njohur Shkëlzen Doli, duke shtuar që shitja e biletave është një nga gjërat që dëshmon rëndësinë e një koncerti të përmasave të tilla. Shitja e biletave të këtij koncerti në një kohë rekord na tregon në një farë mënyre se sa shumë e dashkan shqiptarët muzikën klasike. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje