Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vjen për herë të parë në Shqipëri eventi “Balkanika Folk Festival”, ja datat kur do të zhvillohet!

Vjen për herë të parë në Shqipëri eventi “Balkanika Folk Festival”, ja datat kur do të zhvillohet!
September 10
20:53 2018

Për herë të parë në Shqipëri, vjen një event artistik i një tjetër lloji. “Balkanika Folk Festival” vjen në Tiranë më 18-23 Shtator në Sallën e Akademisë së Arteve.

300 artisë nga 12 shtete pjesëmarrëse do të garojnë në kërcim për 5 kategori çmimesh. Njëri prej çmimeve do të jetë “Lahuta e artë” që do të përzgjidhet nga votimi në sallë i publikut, ndërsa katër të tjerat nga juria. Është përzgjedhur pikërisht simboli i lahutës si vegla muzikore më e lashtë në rajon.

Festivali do të prezantohet nga Jonida Lloha dhe Klaus Bardeli, ndërkohë që skenografia është mundësuar nga Dea Martini. Eventi është një produksion i Sokol Gugës. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje