Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Dy djemtë që po na bëjnë të dashurojmë muzikën klasike…

(Video) Dy djemtë që po na bëjnë të dashurojmë muzikën klasike…
July 13
09:42 2017

Një trend i ri për eventet  “open space” ku mbizotëron muzika klasike e ndërthurur me stilin modern prej disa vitesh ka pushtuar kryeqendrat e Europës, por edhe të kontinenteve të tjera. Kërkesat për bileta si dhe pjesëmarrja i kalon 25,000 persona. Tek shikon website-in dhe shitjet e biletave online prej 2011-s, koncertet e “2 Cellos”, dy djemve kroatë, kupton se ata janë më të kërkuarit në treg. Biletat e tyre janë shitur 2 muaj përpara eventit. 2 instrumentistë që luajnë “live” pa shumë dekore apo elemente skenike, por që mbushin arenat dhe sheshet europiane dhe të kontinenteve të tjera, si Amerikë, Azi e Australi.

Është e qartë që muzika e mirë dhe dëshira për muzikë të vërtetë është zgjedhja e publikut të grupeve dhe moshave të ndryshme. Mjafton vetëm klas dhe show me muzikë “live”, pa performanca të mëdha apo edhe pa ndonjë emër këngëtari të njohur, ku dhe zëri modifikohet në shumicën e koncerteve.  Trendi i ri në vitet e fundit tregon se vetëm 2 djem të talentuar me instrumentet e tyre dhe pa shumë pompozitet në paraqitje, pa performanca sensuale me femra e meshkuj të zhveshur, kanë publik 30,000 persona në arenën e Veronës dhe biletat me çmim pothuajse të barabartë sa emrat e njohur si Rihanna, Nicky Minaj, Katy Perry.  Ju sigurojmë që emrin e “2Cellos” nuk po e dëgjoni për herë të parë. Përmes tingullit të violinçelit ata kanë sjellë një version ndryshe të këngës më të dëgjuar të momentit, “Despacito”. Ky version të bën ta dashurosh akoma edhe më shumë hitin e deri tani ka arritur të marrë rreth 3.5 milionë shikime në Youtube. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje