Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Vepra e Caravaggios” e gjetur në papafingo është e falsifikuar

“Vepra e Caravaggios” e gjetur në papafingo është e falsifikuar
April 13
20:39 2016

Pronarët e një shtëpie të vjetër në Toulouse kanë gjetur në papafingon e tyre një  pikturë të madhe të pluhurosur.  Ajo është një pikturë në stilin e Caravaggios. Heroina biblike Judith  qëndron mbi kokën e viktimës të saj Holofernes. Ai është i mbuluar në gjak. Shërbëtorja e Judith duket se i flet teksa ajo ka ngulur sytë “drejt nesh”.

Holofernes duket i tmerruar nga ajo që po ndodh. Judith është e përqendruar në punën e saj të tmerrshme. Ajo është një grua e mirë që ka bërë diçka mizore, ka vrarë armikun e bijve të Izraelit. Shërbëtorja qëndron pranë saj duke pritur për të vënë kokën e armikut në një çantë. Kjo pikturë shfaq një moment dramatik.

Barbern Caravaggio përcjell punën e vështirë fizike për prerjen e kokës së një njeriu dhe ndjenjën e vrasjes.  Kjo ishte arsyeja pse kjo pikturë u pa si e veçantë nga vëzhguesit e shekullit të 17-të.

Por sipas Gentileschi-t, kjo pikturë është e kopjuar sepse identifikimi i pikturës reale  të Caravaggios  është i komplikuar për shkak të vendit të çuditshëm që zë në historinë e artit. Caravaggio ka frymëzuar shumë piktorë të shekullit të 17-të e megjithatë ai është urryer dhe dënuar. Caravaggio u harrua në shekullin e 18-të, por ai u rizbulua  përsëri rreth 1950-s kur piktura e tij u gjend në papafingo.

Për këtë pikturë thuhet se ajo është realizuar nga një ndjekës verior i Caravaggios. Në vepër janë përdorur disa detaje të tij, por shumë të tjera nuk kanë lidhje me artin e Caravaggios. Sipas artistëve, kjo vepër është e falsifikuar.

Komento
Etiketimet
Shperndaje