Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Van Damme bëhet shqiptar! Vret për hakmarrje serbët në filmin e ri “Kill’em All”

Van Damme bëhet shqiptar! Vret për hakmarrje serbët në filmin e ri “Kill’em All”
May 23
10:33 2017

Aktori i mirënjohur Jean Claude Van Damme është shqiptarizuar.  Të paktën në rolin e tij në filmin më të fundit.

Aktori amerikan ka luajtur rolin e një shqiptari të Kosovës në një film ku ai është personazhi kryesor në një sagë vrasjesh për hakmarrje ndaj atyre që i ekzekutuan babain në luftën e ish-Jugosllavisë.

Van Damme, në filmin me titull “Vriti të gjithë”, luan rolin e Filipit, një vrasësi gjakftohtë që hakmerret ndaj serbëve për atë që i shkaktuan familjes së tij.

I ati i tij ishte një gazetar dhe analist politik, shqiptar i Kosovës, i cili ishte kundër spastrimit etnik dhe fliste për këtë shpesh.

Por ai u kërcënua disa herë për këtë.  Ata që e kërcënuan arritën ta gjenin, pasi ai e kishte shpërngulur disa herë familjen në disa shtete për shkak të kërcënimeve që kishte marrë, dhe e vranë në sy të fëmijës së tij të vogël, djalit.

Filipi nuk arriti kurrë që të kalonte traumën e vrasjes së babait të tij dhe filloi pak kohë më vonë të stërvitej duke u shndërruar kështu në një vrasës profesionist gjakftohtë, me qëllimin e vetëm të vriste ata që i vranë babain.

Në këtë film, Filipi ndihmohet rastësisht nga një infermiere me emrin Susane, e cila rastis në spitalin ku ai u çua në gjendje të rëndë.

Filmi u realizua nga një kastë e njohur dhe muzika nga një tjetër shqiptar, Aldo Shllaku.

Drejtor: Peter Malota

Skenaristë: Jesse Cillio, Brian Smolensky, Craig Stewart

Aktorë:  Jean-Claude van Damme, Peter Stormare, Maria Conchita Alonso

“Në vitin 1991 u rritën tensionet mes shteteve të pavarura të formuara në ish-Jugosllavi. Dhe nga kjo u shtuan tensionet me bazë etnike që kulmuan mes viteve 1991 dhe 2001, duke lënë 300.000 të vdekur dhe mbi 1 milion njerëz të shpërngulur. Kur NATO dhe SHBA ndërhynë për të bombarduar Serbinë dhe për të marrë në mbrojtje provincën e Kosovës, lufta dhe përballjet etnike ndaluan, por shumë krerë të luftës dhe kriminelë që vranë qindra njerëz u arratisën për t’u shpëtuar dënimeve. Ndërsa agjencitë e inteligjencës në shumë vende i kërkuan për t’i arrestuar, kishte edhe nga ata që i ndoqën vetë për të marrë hakmarrje individuale”,- thuhet në shpjegimin për filmin.  /Blitz.al/

Share