Blitz

 Breaking News

“Tirana Si’xhade”, ju prezantojmë vendin ku të gjithë do të shkrepim fotografitë

“Tirana Si’xhade”, ju prezantojmë vendin ku të gjithë do të shkrepim fotografitë
May 05
12:43 2017

Të gjithë ata që kalojnë pranë sheshit “Nënë Tereza”, prej ditës së djeshme gjejnë një pamje tjetër. Qendra e sheshit është shndërruar në një mozaik, një sixhade me motivet e Shëngjergjit, e cila do t’i japë një tjetër bukuri Tiranës.  230 pjesëmarrësit që kanë ardhur për Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut në Tiranë, të çelur më 3 maj në Bari dhe që do të vazhdojë për pesë ditë deri më 9 maj në Shqipëri, kanë nisur të përcjellin energjinë e tyre pozitive në të gjitha vendet ku kanë vendosur të realizojnë performancat artistike.

 

Një surprizë e papritur e këtij aktiviteti është ndërhyrja në projektin arkitekturor të kryeqytetit. Një prej projekteve paralele të Bienales ka qenë edhe “Tirana Si’xhade”, një ide e cila lindi nga të rinjtë një vit më parë, por që u konkretizua mbrëmjen e djeshme duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ky projekt është ideuar dhe organizuar nga  Flori Gjini, projektuar dhe loguar grafikisht nga studentja Maria Tasho dhe piktore implementuese Herolinda Kocllari, të cilët kanë shpalosur përmes këtij krijimi vlerat artistike dhe kulturore, duke i dhënë kryeqytetit një tjetër hijeshi dhe promovim.  Shumë shpejt  do të kemi edhe një dokumentar bazuar mbi këtë ide, për të cilin do të kujdesen studentet Evi Gjoni dhe Herta Basha në regji e multimedia. Çdo detaj është lyer nga vetë studentët e Universitetit Metropolitan  dhe mendohet se do të organizohet në sheshet e gjithë Shqipërisë.

Padyshim që shumë prej jush tashmë kanë gjetur vendin e tyre të preferuar për të shkrepur fotografitë./Blitz.al/

 

Share