Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Tirana lexon” – nis maratona e leximit në kryeqytet

September 29
12:47 2016

“Tirana lexon” 2016 vjen si një maratonë leximi për herë të dytë në kryeqytet, në kuadrin e TILF (Tirana Literature Festival) dhe organizohet nga IDMC (Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë), me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Aktiviteti nis sot, më 29 shtator, duke i paraprirë Ditës Botërore të Përkthimit më 30 shtator.

Për dy ditë me radhë, “Tirana lexon” do të mbledhë në disa skena kulturore dashamirës të librit dhe shkrimtarë e përkthyes të njohur shqiptarë, të cilët do të lexojnë nga librat e tyre të preferuar dhe përcjellin emocionet e procesit të të shkruarit. Për ta bërë sa më të aksesueshëm nga publiku i gjerë, leximet do të zhvillohen në ambiente publike (biblioteka, kafene letrare, galeri etj.). Ditën e sotme, në orën 10:00, ka nisur aktiviteti me praninë e disa figurave publike dhe dashamirës të librit. I pranishëm ka qenë dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Maratona e leximit edhe në vazhdim do të përshëndetet nga artistë dhe personazhe të njohura të ekranit shqiptar, të cilët ndiqen dhe lexohen nga të rinjtë./Blitz.al/

Shperndaje