Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Sonte do të luajmë pa tekst”, premierë në Teatrin Kombëtar

“Sonte do të luajmë pa tekst”, premierë në Teatrin Kombëtar
May 20
16:35 2016

Mbrëmjen e sotme në Teatrin  Kombëtar do të shfaqet premiera e fundit për këtë sezon artistik “Sonte do të luajmë pa tekst”, një nga kryeveprat e dramaturgut italian, Luigi Pirandello.

“Sonte do të luajmë pa tekst” është një vepër e ndërtuar brenda një konflikti thelbësor (që zhvillohet në sy të publikut), një konflikt mes regjisorit që do të imponojë rregull e formë edhe kur improvizohet dhe aktorëve që duan t’u japin jetë personazheve.

Pjesë e kastit të aktorëve janë emrat e njohur, si: Dritan Boriçi, Adelina Muça, Met Xhelili, Sokol Angjeli, Olta Daku, Niada Saliasi, Olta Gixhari, Amos Zaharia, Besmir Bitraku, Gent Hazizi, Neritan Liçaj, Marsel Rupi dhe Yllka Mujo.

Një shfaqje jashtë kornizave, e ndërthurur me elemente muzikore dhe koreografike, e sjellë me mjeshtëri nga regjisorja Driada Dervishi, do të luhet për publikun kryeqytetas gjatë gjithë muajit maj, deri më 5 qershor.

Shperndaje