Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shfaqja “Mallkimi i fukarenjve”, premierë në Teatrin Kombëtar

Shfaqja “Mallkimi i fukarenjve”, premierë në Teatrin Kombëtar
April 12
12:05 2016

“Mallkimi i fukarenjve” i Sam Shepard vjen si premierë në Teatrin Kombëtar. Kjo shfaqje do vihet në skenë për kënaqësinë e publikut në datat 16 dhe 17 prill, ora 19:00, me regji të Kastriot Çipit dhe kostumografi të Fatbardh Markut. As/regjisore: Ilnisa Agolli.

Aktorët performues: Yllka Mujo, Genti Deçka, Gëzim Rudi, Esela Pysqyli, Vasjan Lami, Laert Vasili, Ervin Bejleri, Artan Imami, Gert Ferra dhe Besmir Bitraku.

Në njoftimin e Teatrit Kombëtar bëhet me dije se shfaqja përmban nuditet të pjesshëm, fjalor të papërshtatshëm dhe skena dhune. Për këtë arsye nuk lejohet hyrja nën moshën 14 vjeç.

Me dramën “Mallkimi i fukarenjve”, dramaturgu amerikan tenton të bëjë skanerin e familjes bashkëkohore që i mungon komunikimi. Çdokush prej pjesëtarëve të familjes Tate ka problemet e veta, ku kryefamiljari Weston, i varur nga alkooli, është i mbytur me borxhe, nëna e familjes, Ella, nuk arrin të komunikojë me të shoqin dhe vazhdimisht tenton t’u ikë problemeve. Wesley është djali që kërkon t’u bëjë ballë problemeve, duke marrë në konsideratë rëndësinë e familjes, ndërsa Emma është adoleshentja e shtëpisë që vazhdimisht kërkon të largohet nga shtëpia.

“Dashuria është e vetmja sëmundje që të bën të ndihesh më mirë”,- shprehet Sam Shepard që me këtë dramë sjell personazhet në kërkim të lirisë së tyre dhe familjen në tërësi, e cila lufton të mbetet gjallë.

Etiketimet
Shperndaje