Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Rrno për me tregue”, monodrama e interpretuar nga Arben Derhemi në Teatrin Eksperimental

“Rrno për me tregue”, monodrama e interpretuar nga Arben Derhemi në Teatrin Eksperimental
November 10
11:56 2016

Në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është duke u shfaqur monodrama “Rrno për me tregue” e At Zef Pllumit. Kjo monodramë interpretohet nga aktori i mirënjohur Arben Derhemi, nën regjinë e Milto Kutalit.

Në “Rrno për me tregue” bëhet një analizë shkencore e periudhës së diktaturës për ndërtimin e një Shqipërie të lirë e demokratike.

E gjithë shfaqja është historia e kombit shqiptar, kujtesa e kombit tonë, një nga rrëfimet më tronditëse mbi diktaturën dhe komunizmin.  Kjo shfaqje do të jepet në Teatrin Eksperimental në javët në vazhdim./Blitz.al/

a1 a2

Komento
Shperndaje