Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Rozi dhe Kopshti Magjik” në Teatrin e Kukullave

September 15
11:54 2016

...

Muaji shtator shënon edhe fillimin e sezonit të ri për aktivitetet kulturor . Teatrot po përgatiten për të ngjitur në skenë shfaqjet e tyre për publikun e kryeqytetit.

Në nisje të sezonit të ri shkollor, “Teatri i Kukullave” sjell shfaqjen e parë me protagonist fëmijët.

Të vegjlit do të ngjiten në skenë për të interpretuar shfaqjen “Rozi dhe Kopshti Magjik”. Aktualisht po zhvillohen provat e fundit  të shfaqjes në Teatrin e kukullave.

Premiera “Rozi dhe Kopshti Magjik” me regji të Alma Hotit do të ngjitet në skenën e teatrit në 20 dhe 21 shtator e interpretuar nga vetë fëmijët ndërsa në muajin dhjetor do të shfaqet teatri ” Arrëthyesi”.

Monika Lubonja , drejtoreshë e teatrit ka postuar në Instagramin e saj foto nga provat me fëmijët.

Qëllimi kryesor i shfaqjes  është edukimi i spektatorit të vogël me teatrin.

“Pushimet mbaruan ! ” Rozi dhe kopshti magjik” ka mbledhur femijët për provat e fundit në Teatrin e Kukullave. Më e zhurmshme, më e bukur, më e vogël nuk ka qenë kjo skenë me parë! Këta fëmijë kanë sjellë një botë plotë ngjyra dhe shume dashuri në skenë, gati për t’ua dhuruar bashkëmoshatarëve të tyre.”-shkruan Monika në Instagram./Blitz.al/

Komento
Shperndaje