Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Romeo dhe Zhulieta në Teatrin e Operës dhe Baletit

Romeo dhe Zhulieta në Teatrin e Operës dhe Baletit
March 15
21:04 2016

12527709_10208266420569392_1226735939_n

Në kalendarin artistik të Teatrit të Operës dhe Baletit do të vihet në skenë  opera lirike “Kapuletë dhe Montagë”.  Kjo vepër i është dedikuar çiftit të famshëm italian nga Verona, Romeos  dhe Zhulietës, që përjetuan një dashuri aq pasionante, sa edhe tragjike për shkak se familjet e tyre ishin në hasmëri me njëra–tjetrën. Vepra është shkruar nga Shekspiri  dhe dialogët janë shprehje të fuqishme dashurie, me pasazhe të mrekullueshme lirike.

Opera do të shfaqet gjatë datave 20, 24, 26 dhe 27 mars  në orën 19:00. Data 18 mars do të jetë një provë gjenerale e hapur për publikun. Dirigjente e shfaqjes është Elda Laro me regjisore Aylin Bozok.

 

Komento
Shperndaje