Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Restaurohet “Sahati i Tiranës”, nga sot mund ta vizitojë çdokush

June 07
12:45 2016

Nga sot, “Kulla e Sahatit” mund të vizitohet nga çdokush që dëshiron. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve që bashkëpunuan në jetësimin e këtij projekti: Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës, Ambasada Amerikane dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë.

Në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie, kryebashkiaku Erion Veliaj e ka cilësuar “Sahatin e Tiranës” si simbol të kryeqytetit me vlerë historike.

“Besoj se për sa kohë Tirana do të jetë një magnet i fuqisë ekonomike, politike, sociale dhe kulturore, gjithmonë do të ketë njerëz që do të vijnë në Tiranë dhe besoj se do e pasurojnë qytetin, ashtu si çdo brez ka pasuruar dhe monumentin e Kullës së Sahatit.”, u shpreh ndër të tjera Veliaj.

Etiketimet
Shperndaje