Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Quhem Ballkan”, veprat e dramaturgëve të Ballkanit një javë në Teatrin Kombëtar

September 28
13:13 2016

“Quhem Ballkan”, nën drejtimin e aktores dhe regjisores së mirënjohur Ema Andrea, është eventi kulturor i cili sjell në Tiranë dramaturgjinë bashkëkohore ballkanike me aktorë të njohur të skenë.

Aktiviteti ka nisur në datën 26 shtator dhe do të zgjasë deri më 2 tetor. Aktorët do të prezantojnë, në formën e leximit skenik, të përkthyer në gjuhën shqipe, veprën e njëmbëdhjetë dramaturgëve nga Ballkani. Ky takim i dramës bashkëkohore është një tentativë për të bashkuar dhe për të njohur më shumë shkrimin dramatik të rajonit të Ballkanit.

Pjesëmarrësit janë nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria dhe Greqia. Duke filluar nga data 26 shtator deri më 2 tetor, në ambientet e brendshme dhe të jashtme të Teatrit Kombëtar, do të ketë një kalendar ditor me performancë-leximi skenik nga çdo autor.

Dramaturgët dhe veprat që do të jenë pjesë e këtij leximi skenik janë:

1- “Mihaela, tigresha e qytetit tonë” nga Gianina Cărbunariu

2- “Një zjarrfikës në oborrin e teatrit” nga Stefan Çapaliku

3- “ Një shfaqje teatri me 4 aktorë, me disa derra, me disa lopë, me disa kuaj, me një kryeministër, me një milka e me disa inspektorë vendas e ndërkombëtarë” nga Jeton Neziraj

4- “5 djelmoshat si…” nga Simona Semenič

5- “Jeta s’luan vendit, jeta vazhdon” nga Filip Vujosevič

6- “Burka e Medeas” nga Andrea Flurakis

7- “Fasule” nga Elin Rahnev

8- “Lasicet” nga Bojana Mijovič

9- “Gërricje apo si u vetëvra gjyshja ime” nga Tanja Šlijivar

10- “Demoni nga Debar- Maal” nga Goran Stefanovski

11- “Gruaja bombë” nga Ivana Sajko

/Blitz.al/

 

Shperndaje