Blitz

 Breaking News

“Puccini in love” më 7 shkurt në sallën e Kishës Orthodhokse

“Puccini in love” më 7 shkurt në sallën e Kishës Orthodhokse
February 05
21:56 2020

Protagonistë absolutë të operave te Puccinit janë njerëzit e thjeshtë,  dhe mbi të gjithë, personazhet femërorë të nderlikuara. Shpirtra të vegjël, të ndezur nga pasione të mëdha dhe xhelozi, janë motori mbajtjes së melodramës pucciniane. Femra të dashuruara që shndërohen në heroina te paharrueshme, të afta për të sakrifikuar jetën e tyre për dashuri, ndjenjë e cila shndërrohet në jetë në një dëshirë për të jetuar në mënyrë romantike dhe në liri.

Giacomo Puccini konsiderohet si kompozitori i madh, i përkushtuar ndaj shpirtit femëror. Veprat e tij paraqesin dashurinë e thjeshtë dhe te shëndetshme tek “La Rondine”, atë naive te ‘Cio Cio San” dhe oportunist të Pinkerton tek “Butterfly”, dashurine pasionale dhe gjithpërfshirëse tek “Tosca”,  për të përfunduar me ndjenja të shumta që shfaqjen tek “Turandot” mes shërbëtores Liu dhe princit Calaf dhe figura femërore e Turandot. Linjat e krijimtarisë artistike të Puccinit janë dashuria për jetën për sensualen dhe  kerkimi i vazhdueshëm i kënaqësisë. Në të gjithë veprat e tij, ai është i aftë të përshkruajë dhe të analizojë thellë karakteret e “seksit të butë” duke hyrë me mjetet e tij muzikore në psikologjinë e personazhit. Giacomo Puccini kishte një instikt të padiskutueshëm teatral. Ai gjen gjithnjë mënyrën për të prekur shpirtin e publikut. Askush nuk ka arritur t’i ofrojë vokalit femëror dhuratë më të bukur se sa meloditë pucciniane.

“Puccini in love”, të premten e datës 7 shkurt, ora 19.00, në sallën e Kishës Orthodhokse, me Orkestrën, Korin dhe solistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Share