Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikohet lista zyrtare e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e Këngës

Publikohet lista zyrtare e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e Këngës
November 02
12:40 2016

Stafi drejtues i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka publikuar listën e  konkurrentëve, që do të garojnë mes tyre për të nxjerrë në përfundim fituesin, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Këtë vit, Eurovision do  mbahet  në Kiev të Ukrainës. Në edicionin e 55-të të Festivalit të Këngës do të marrin pjesë 24 këngë konkurruese të interpretuara nga artistë kryesisht të rinj. Vihet re se këtë vit shumë nga artistët që do të marrin pjesë janë ish-konkurrentë të talent show “X Factor” dhe “The Voice”. Këtë vit është menduar diçka ndryshe duke qenë se pjesë e stafit drejtues të festivalit është bërë edhe Rezart Aga, një producent i disa formateve të suksesshme në Top Channel, i cili prej disa muajsh mban funksionin e drejtorit të Njësisë së Programeve Radiotelevizive.

Ndiqni në vijim listën e plotë të këngëtarëve që do të konkurrojnë në edicionin e 55-të të Festivalit të Këngës. /Blitz.al/

  1. Albulena Jashari
  1. Classic BOYS
  1. Dilan Reka
  1. Edea Demaliaj
  1. Edona Vatoci
  1. Elson Braha
  1. Erlind Zeraliu
  1. Fabiola Agalliu & Agnesa Çavolli
  1. Festina Mejzini
  1. Flaka Krelani
  1. Franc Koruni
  1. Genc Salihu
  1. Lindita Halimi
  1. Linda Rukaj
  1. Lorela
  1. LYNX
  1. Luka & Serxhio Hajdini
  1. Neki Emra
  1. Orges Toce
  1. Rezarta Smaja
  1. Tiri
  1. Yll Limani
  1. XUXI
  1. Xhesika Polo

 

Komento
Shperndaje

Na pelqeni ne facebook