Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse pasioni i të moshuarve mbetet një tabu? Historia e një gruaje të ve që dashurohet por paragjykohet nga shoqëria

Pse pasioni i të moshuarve mbetet një tabu? Historia e një gruaje të ve që dashurohet por paragjykohet nga shoqëria
May 18
14:19 2019

E dëgjojmë shpesh ta trajtojnë me komizëm atë që quhet “dashuri në pleqëri”. Edhe pse shumë e përshtasin për statuse Facebook-u shprehjen “dashuria nuk ka moshë” të paktë janë ata që e besojnë, që e përkrahin një dashuri të tillë.

Si do të reagonit nëse një i afërmi juaj i moshuar përjeton një histori dashurie të re? Do e pranonit apo gjykonit?

Pikërisht për një histori të tillë ka shkruar islandezja Halldora K. Thoroddsen.

“Pas xhamit të dyfishtë” është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit që nuk i bindet vyshkjes së trupit një libër brenda të cilit rrëfehet historia e një dashurie të paragjykuar.

Nga dritaret e mirëizoluara me xhama të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila ndihet tashmë e
përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e të ushqejë urinë e saj për të tjera ditë dhe dëshirën e saj për të
qenë pjesë e së tashmes. Ajo është e ve, ka fëmijë që e duan, por që bëjnë prej kohësh jetën e tyre, ka nipër tashmë të rritur e gjithmonë më të largët.
Jeta e saj monotone lëkundet kur hyn në skenë një burrë, bashkëmoshatar, i ndarë nga e shoqja, i cili, pa ndrojte, e miklon dhe e kërkon, duke e bërë të ndjejë edhe një herë dalldinë e dëshirimit dhe përkrahjes. Por, a është e pranueshme, e dëshirueshme, apo edhe thjesht e mundur, të dashurohesh në
moshën e saj? Çfarë mund t’i ofrojë dashuria dy jetëve vetmitare në perëndimin e tyre? Pse pasioni i të moshuarve mbetet një tabu, edhe në sytë e miqve dhe familjarëve, diçka që duhet mohuar ose kritikuar si një kapriço.
“Pas xhamit të dyfishtë” është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit që nuk i bindet vyshkjes së trupit, një rrëfim poetik e i ndjeshëm për largësinë e panevojshme që krijohet midis brezave e që mohon ndjenja të cilat nuk plaken kurrë.

Dhe nëse ndonjëherë keni patur dyshime atëherë kjo është dëshmia se po, pasioni nuk vdes kurrë, dashuria të mban gjallë shpirtin, ta rinon! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje