Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Prova e aktorit” në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

“Prova e aktorit” në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
December 07
16:28 2016

“Prova e aktorit” është një satirë mbi sistemin e artit në botë.

Në këtë vepër tregohen ngjarjet e një çifti aktorësh diletantë, të cilët janë përzgjedhur nga një sufler dhe asistent-regjisor nervoz, për të vënë në skenë, bashkë me një aktore shumë të vjetër në moshë një tekst tepër impenjativ. Keqkuptimi verbal mbretëron në të gjithë pjesën, ndërsa aktorët arrijnë të transformojnë gjithë veprën nga një dramë historike “Vdekja e Çezarit” në një “Palaçollëk” origjinal duke gjeneruar kështu një mori keqkuptimesh dhe situata komike, duke e çuar deri në fund misionin e tyre me situatë katastrofike.

Ndërkohë, gjithçka vërvitet rreth syrit të mprehtë të doktoreshës Mariani, kritike arti dhe televizioni, e cila do të ndjekë fshehurazi “Provën e aktorit” dhe do të jetë gati për goditjen e fundit skenike. “Prova e aktorit” është duke u shfaqur në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Versioni i komedisë me dy akte, që po prezantohet në Tiranë, është prodhuar nga Ali della Mente dhe kuruar nga teatri Stabile di Innovazione “Fabbrica Wojtyla” në Caserta, me aktorë italianë në role, Mario Bilardi, Carlo Celotti, Francesco Maienza, Valentina Rossi, Ivan Santinelli dhe Luigi Smimmodhe, me regji dhe dramaturgji të italo-shqiptarit Patrizio Ranieri Ciu. /Blitz.al/

Shperndaje