Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Promovohet libri në nder të publicistit Ardian Klosi, familjes i dorëzohet edhe një çmim

Promovohet libri në nder të publicistit Ardian Klosi, familjes i dorëzohet edhe një çmim
April 22
19:51 2016

Në nderim të publicistit Ardian Klosi është promovuar pasditen e sotme në COD (Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri), libri “Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria”. Libri është një botim i shtëpisë botuese “Fjala publishing”, i përgatitur nga historiani dhe miku i tij, Oliver Jens Schmitt.

Gjithashtu, në nderim të figurës së Klosit, familjes së tij iu dorëzua çmimi “Ardian Klosi”, për librin më të mirë publicistik të vitit 2015, financuar nga fondacioni “S. Fischer”.

Në parathënien e librit, miku i Klosit, historiani Oliver Jens Schmitt, shkruan se një ditë Klosi do të renditet përkrah mendimtarëve dhe ideologëve më të shquar shqiptarë. Botimi në fjalë përfshin artikuj dhe shkrime të 16 miqve të publicistit, njerëz të letrave, poetë, gazetarë, albanologë, me të cilët ai ka bashkëpunuar.

Komento
Etiketimet
Shperndaje