Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“PriFilmFest” mbyll siparin me “Gratë”. Destani: Së shpejti me një projekt të madh kombëtar

“PriFilmFest” mbyll siparin me “Gratë”. Destani: Së shpejti me një projekt të madh kombëtar
April 29
21:58 2016

Edicioni i 8 të Festivalit ndërkombëtar të Filmit, “PriFilmFest” ka shfaqur në Prishtinë premierën rajonale “Frauen”, në shqip “Gratë”. Një ndër rolet kryesore në këtë film kishte dhe aktori shqiptar Blerim Destani, i cili e ka vlerësuar këtë film si një ndër eksperiencat më të veçanta, pasi 60 për qind e skenave janë filmuar në makinë.

Në ditën e fundit të zhvillimit të “PriFilmFest”, aktori nga Tetova bëri publik planin për një projekt të madh kombëtar, i cili pritet të realizohet së shpejti në Kosovë dhe Shqipëri.

Natyrisht që ekipi do të jetë 100% shqiptar, pasi edhe tema është shqiptare”, bëri me dije Blerim Destani.

Etiketimet
Shperndaje