Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pjesëmarrëse në Bienalen e Venecias, Shqipëria prezantohet ndryshe

Pjesëmarrëse në Bienalen e Venecias, Shqipëria prezantohet ndryshe
May 26
12:48 2016

Shqipëria do të marrë pjesë në Bienalen e Venecias, duke u prezantuar në një mënyrë inovative me projektin e titulluar “Të kam lënë mallin”. Katër grupe polifonike shqiptare janë pjesë e këtij eventi që do të çelet më 28 maj deri më 27 nëntor 2016.

Në Venecia do të performohen këngë të ndryshme polifonike me tekste nga personalitete të njohura ndërkombëtare, si Etel Adnan, Mourid Barghouti, Yanis Varoufakis, Michel Butor, Ornela Vorpsi, Anri Sala, etj. Disa muaj më parë, organizatorët u kërkuan 10 personaliteteve me eksperiencë emigracioni, të shkruanin tekse rreth kësaj çështje që është edhe çështja qendrore e pavionit shqiptar gjatë gjashtë muajve të Bienales.

Tekset e përkthyera në shqip do këndohen nga katër grupet folklorike, nga Tirana, Himara, Vlora dhe Fieri. Një ndër tekstet është krijuar nga ish-ministri grek i Financës, Yanis Varoufakis, i cili rrëfen historinë larg shtëpisë dhe ndarjen nga e bija. Kënga labe me nota erotike dhe plot humor do të interpretohet nga grupi i grave të Pilurit.

Etiketimet
Shperndaje