Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Peza n’Fest” – 3 ditë festë dhe argëtim

September 13
17:54 2016

Dita historike e Konferencës së Pezës, data 16 shtator, po afron dhe këtë vit Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për fëmijë dhe të rritur. Për herë të parë, “Peza n’fest” do të zhvillohet për tri ditë me radhë në datat 16-17-18 shtator.

Nën moton “Bashkim pa dallim”, ky aktivitet ka për qëllim të bëjë pjesë të tij të gjitha grupmoshat, duke përfshirë në program: teatër marionetash, “barbeque”, kanoe, “waterpolo”, kampionat noti, lamping, paragliding, alpinizëm, hipizëm, kinema, artizanat, tregun e zonës, animatorë, sport zone, cirk, park lojërash për fëmijët, festival arti, DJ, karaoke, muzikë “live” dhe shumë të tjera…

Të ftuar special të tri netëve do të jenë emra të njohur të muzikës dhe artit si:

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Asgjë Sikur Dielli, Altin Goci, Rezarta Smaja, Keli Band, Kamela Islamaj, Marsela Çibukaj,Lynx si dhe DJ të njohur.

Shfletoni galerinë dhe shihni programin e plotë të “Peza n’fest”./Blitz.al/

Shperndaje