Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përurohet Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë

Përurohet Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë
October 05
15:46 2016

Ditën e djeshme është përuruar në Korçë Muzeu i Artit Mesjetar. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë  kryeministri, z. Edi Rama, ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, zv/kryeministri, z. Niko Peleshi, kryetari i Bashkisë së Korçës, z. Sotiraq Filo, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, Mitropoliti i Kishës Orthodokse në Korçë, Hirësia e tij Joan, përfaqësues të komunitetit mysliman, deputetë etj.

Ndërtimi i godinës së re të Muzeut të Artit Mesjetar është një bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës, Qeverisë Greke dhe Bashkisë Korçë.

Ky është një muze i veçantë për sa i përket numrit të madh  të mjeshtërve, autorëve të ikonave (rreth 10 mjeshtër të ikonografisë) dhe larmisë së fondit të objekteve që administron (8000 objekte të artit mesjetar, ndër të cilat 6500 janë ikona).

Në godinën e re të muzeut do të ekspozohen rreth 400 ikona, nga të cilat 250 ikona i prezantohen publikut për herë të parë. Mënyra e ekspozimit vjen në një frymë bashkëkohore me një rend kronologjik të zhvillimit të mjeshtërisë ikonografike në Shqipëri. Prezantimi i trashëgimisë së artit mesjetar të rikthen në gjenezën e mistikes dhe ritualeve të shenjta./Blitz.al/

 

a1 a2 a3 a4 a5 a6 a7 a8 a9 a11

Shperndaje