Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Përse njerëzit tradhëtojnë? Zgjidhja që do ju ndihmojë t’i falni, t’i largoni ose më mirë t’i kuptoni tradhëtarët

Përse njerëzit tradhëtojnë? Zgjidhja që do ju ndihmojë t’i falni, t’i largoni ose më mirë t’i kuptoni tradhëtarët
March 26
23:29 2019

“As të parët, as të fundit” është një lexim i detyruar për të gjithë ata të cilët kanë tradhtuar, janë tradhtuar apo thjesht kanë nevojë për një strukturë të re mendore dhe emocionale me të cilën të kuptojnë lidhjet.

Mjafton ky mëkat i vogël që t’i japë fund marrëdhënies së një çifti, lumturisë apo identitetit të tyre: një tradhëti. Por, edhe pse kaq e përhapur, kjo dukuri kuptohet fare pak.

Për të gjithë ju që keni dashur të kupton gjithnjë se përse meshkujt tradhëtojnë, përse gratë tradhëtojnë përse shoqëria është e prirur ta provojë tradhëtinë, ky është libri që do ju ndihmojë t’i falni, t’i largoni ose më mirë t’i kuptoni; “As të parët as të fundit”!

Ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë. Tradhëtitë  na mësojnë shumë për marrëdhëniet: çfarë presim, çfarë mendojmë se duam dhe çfarë na duket e drejtë. Ato janë një dritare unike nga mund të shihen qëndrimet tona personale dhe kulturore mbi dashurinë, epshin dhe besnikërinë.

“Dua të nxis një bashkëbisedim mes jush dhe të dashurve tuaj për çështje të tilla si besnikëria dhe mirëbesimi, dëshira dhe përmallimi, xhelozia dhe posesiviteti, sinqeriteti dhe falja. Ju nxis të pyesni veten, të flisni për ato që nuk thuhen dhe të mos keni frikë të përballeni me korrektësinë seksuale dhe emocionale.

Na pëlqen apo jo, flirtimi është diçka që ndodh ngaherë.
Dhe, pavarësisht se sa bojë është derdhur për të na këshilluar se si ta “mbrojmë nga tradhtia” marrëdhënien tonë, kjo nuk i ka mbajtur në fre as burrat dhe as gratë. Mosbesnikëria ndodh në martesat e mira, në martesat e këqija, e madje edhe atje ku dënohet me vdekje. Ajo ndodh edhe në marrëdhëniet e hapura,ku seksi jashtëmartesor është negociuar me kujdes që më parë. Dhe liria për t’u ndarë apo divorcuar nuk i ka nxjerrë ende nga moda gënjeshtrat. Pasi i kam hyrë thellë e më thellë kësaj teme, kam dalë në përfundimin që nuk ka asnjë të vërtetë të thjeshtë dhe asnjë tipologji gjithëpërfshirëse, që ta përshkruajë këtë sprovë të pasionit dhe të tradhtisë. E vetmja gjë, që mund ta them me siguri, është se asgjë nga ato që do t’ju tregoj nuk është e stisur.”- ka rrëfyer Esther Perel, autorja e librit “As të parët as të fundit”.

Perel nuk kërkon t’ju bindë me fraza prekëse dhe ngushëlluese. Ajo përpiqet t’ju sjellë me këmbë në tokë dhe t’ju ndërgjegjësojë, duke ngulmuar në rëndësinë e bashkëpunimit, të veprimeve e të fjalëve, si çelësa të një martese të lumtur.

Në këtë libër, autorja eksploron perspektivën e gjerë të mosbesnikërisë bashkëshortore… në një mënyrë shumë njerëzore dhe asnjëherë moraliste.

Autorja

Esther Perel, psikologe dhe autore e librave të shumëshitur, njihet sotsi zë me ndikim në fushën e marrëdhënieve dhe të lidhjeve moderne. Perel- i flet rrjedhshëm nëntë gjuhë të huaja, drejton një klinikë psikoterapeutike në Nju-Jork dhe punon si këshilltare e jashtme për disa nga shoqëritë më të mëdhanë botë. Fjalimet e saj në TED kanë pasur mbi 20 milionë shikime. Libri i saj i parë, Mating in Captivity: Unlocking Erotic Intelligence, u kthye në fenomen dhe u përkthye në 24 gjuhë të botës.

Share