Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfundon “Junior Eurovision Song Contest 2016”! Shqipëria ndër më të pëlqyerat

Përfundon “Junior Eurovision Song Contest 2016”! Shqipëria ndër më të pëlqyerat
November 21
14:43 2016

Ka përfunduar mbrëmjen e kaluar eventi më i rëndësishëm muzikor për fëmijë, “Junior Eurovision Contest 2016”, ku fituese është shpallur Gjeorgjia, me një total pikësh prej 239.

Një nga pretendentet për të marrë në shtëpi trofeun e Eurosong-ut ishte edhe Shqipëria, e cila këtë vit u përfaqësua nga Klesta Qehaja me këngën “Besoj”. Para natës finale, Qehaja ishte më e votuara në internet, por në votimin e përgjithshëm ajo u rendit e 13-ta me 38 pikë.

Ndërkohë, në vendin e dytë u rendit Armenia me 232 pikë, e pasuar nga Italia me 209 pikë. Shqipëria arriti të lërë pas vende si Ukraina, Izraeli, Qipro dhe Serbia. /Blitz.al/

finalscores

Dëgjoni këngën pjesmarrëse e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Junior Eurovision”:

Komento
Shperndaje