Pas suksesit të vitit të kaluar, rikthehet Erion Isai! Bën bashkë disa nga emrat më të njohur të skenës së teatrit

Pas suksesit që pati shfaqja “Ferma e kafshëve” vitin e kaluar, Erion isai ka vendosur të rikthehet me një tjetër projekt në teatër. Më 16 prill në skenëne Teatrit Kombëtar Ekperimental Kujtim Spahivogli do të luhet premiera e shfaqjes “ Nderi i Kombit”. Isai ka bërë bashkë disa nga emrat më të njohur të teatrit në Shqipëri. Aktorët që do të interpretojnë shfaqjen “Nderi i kombit janë: Alfred Trebicka, Suela Konjari, Violeta Trebicka, Albana Sançolli, Aleks Prodani, Serkida Rrapollari, Engjell Hoxha.
“Nderi” personazhi kryesor, një biznesmen i cili zotëron një fabrikë prodhimi të linjave të veshë mbathjeve, njoftohet nga Presidenti i Republikës se së shpejti do të dekorohet me urdhërin “Nderi i kombit” si njeri i ndershëm, pagues taksash, rrespektues pagash dhe rregullave për punonjësit. I dyjëzuar për ta pranuar këtë titull, por i nxitur nga bashkëshortja e vet, ai e pranon titullin, duke vënë si kusht fshehtësinë e lajmit, deri ditën e dorëzimit të titullit. Por me nxitjen e qëllimtë të së shoqes, lajmi për dekorimin e tij merret vesh nga të gjithë. Sapo lajmi merret vesh, “nderi” futet në një vorbull zhvatëse nga gazetarët, politikanët, shoqëria civile, punëtorët, etj. Derisa përfundon nga kërkesa absurde, e rrjepjes së lekurës “për interes të lartë kombëtar”. Ai përfundon duke u dekoruar vetëm me brekët e veta.
Me një mesazh tejet domethënës shfaqja me autor Vangjel Kozmain, me regji të Erion Isait dhe me një kast aktorësh të njohur do t;ju shoqërojë në javët në vijim në Teatrin ekperimental./Blitz.al/