Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Parajsa e skifterëve” në Teatrin Eksperimental

May 06
13:32 2016

Aktori i njohur i “Portokalli”-së, Bes Kallaku, i cili ka krijuar një larmishmëri personazhesh tepër të pëlqyer për publikun në shfaqjen e humorit, ka marrë iniciativën për të krijuar një “One-man show” të titulluar “Parajsa e skifterëve”, nisur nga roli i tij në “Portokalli”.

Besi ka ironizuar nëpërmjet humorit, duke përdorur stereotipin e “skifterit”, të gjitha vjedhjet dhe korrupsionet që, edhe pse të padukshme, ndodhin në realitetin shqiptar. Ai ka prekur deputetët, gjyqtarët, njerëzit e medias dhe artit duke paraqitur situatën ashtu siç është, por sigurisht nën dozat e humorit, që e ka bërë publikun të ngrihet peshë nga të qeshurat.

Shfaqjen “Parajsa e skifterëve” mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:00 në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, përgjatë gjithë muajit maj.

 

Etiketimet
Shperndaje