Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Panairi i Librit Tirana 2016 çel edicionin e 19-të

Panairi i Librit Tirana 2016 çel edicionin e 19-të
November 09
17:11 2016

Panairi i Librit Tirana 2016 është çelur zyrtarisht  sot në Pallatin e Kongreseve. Ky është Panairi i 19-të që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila organizon Panairin e Librit të Tiranës qysh prej vitit 1998.

Panairi i Librit është një ngjarje e rëndësishme kulturore, që ka si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti nëntor 2015-nëntor 2016.

Pavarësisht motit të keq, njerëzit nuk kanë nguruar të vizitojnë në ditën e parë tavolinat e shtëpive botuese që kanë diskutuar gjithashtu për problemet e shpërndarjes së librit dhe marrëdhëniet me lexuesit. Secila nga shtëpitë botuese i ka kushtuar një vëmendje të veçantë promovimit të librave dhe shkrimtarëve të rinj jo vetëm të huaj, por edhe shqiptarë. Panairi i librit prej ditës së sotme, datë 9 nëntor, do të zgjasë deri më 13 nëntor. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje