Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Operohet nga zemra këngëtari i njohur italian

Operohet nga zemra këngëtari i njohur italian
December 12
10:41 2016

Pësoi infarkt kardiak gjatë provave për Krishtlindje dhe ishte në prag të vdekjes. Por këngëtari italian Al Bano ia ka arritur të shpëtojë, falë një operacioni në zemër “bypass” e tashmë është duke u rikuperuar.

“Jam mirë dhe po mendoj për San Remon”,- tha Al Bano. “Mendova se do të vdisja pas asaj që kalova, por ia hodha. Tani do mendoj të stabilizoj zemrën që po kërcen e më pas të shoh”,- shtoi ai.

Tashmë në moshën 73-vjeçare këngëtari i njohur edhe për publikun shqiptar vijon karrierën e tij me shumë energji dhe mesa duket ka ndërmend ta vijojë atë, pavarësisht problemeve shëndetësore. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje