Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njohja e trupit tuaj tashmë nuk është një mister! “Ditari i një trupi” tregon ndryshimet dhe ndjesitë që shkakton rritja

Njohja e trupit tuaj tashmë nuk është një mister! “Ditari i një trupi” tregon ndryshimet dhe ndjesitë që shkakton rritja
October 11
13:07 2018

A e njihni trupin tuaj mjaftueshëm? A doni të dini mbi të gjitha ndryshimet që ai pëson dhe ndjesitë që provokon rritja? Gjithçka mund ta zbuloni vetëm në një libër, “Ditari i një trupi”, romani i  fundit i hedhur në treg nga shtëpia botuese Pegi, me autor shkrimtarin francez Daniel Pennac dhe me përkthimin fantastik nga Prof.  Edmond Tupja.

Ky rrëfim ka të bëjë me procesin, e gjatë sa vetë jeta, të pajtimit me trupin tonë, me këtë të huaj të brendshëm, që është njëkohësisht vetja jonë dhe një mister i përhershëm.

Ky roman nuk është si romanet e tjera, ai merr formën e ditarit të një njeriu të vetëm, përshkon gjithë jetën e tij, nga mosha 12-vjeçare deri në moshën 87- vjeçare, por nuk rrëfen detajet biografike më themelore.

Ai përqendrohet te trupi i rrëfimtarit: trupi i tij fizik, dhe jo personaliteti që e mbush atë, është heroi dhe subjekti i këtij libri. Qëllimi i rrëfimtarit ishte të vërente dhe të regjistronte të papriturat e shumta me të cilat na përball trupi ynë. Kështu, ai arriti të përshkruante gjithë evoluimin e organizmit të tij, por jo nga një pikëpamje mjekësore apo anatomike, por në mënyrë intime, duke përfshirë në çdo faqe personazhe, situata, dialogë dhe mendime që na e bëjnë këtë trup të ngjashëm me tonin. Ne që ndihemi ndonjëherë kaq të vetmuar në trupin tonë, zbulojmë pak nga pak që ky kopsht sekret, në të vërtetë, është një truall i përbashkët. Gjithçka që fshehim është shkruar këtu, e zezë në të bardhë, dhe ajo që shpesh na frikësonte, tashmë kthehet në hare. Ju që nuk prisni dot panairin e gjeni në çdo librari ndërsa të tjerët duhet domosdoshmërisht t’ja shtojnë listës së librave që do të blejnë në panairin e nëntorit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje