Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër tragjedi dhe sërish në qendër është Luiza Xhuvani!

Një tjetër tragjedi dhe sërish në qendër është Luiza Xhuvani!
January 31
19:34 2018

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më datë 3 do të ngjisë në skenë një nga veprat më të bukura të Euripidit, tragjedinë e njohur “Medea”. Për herë të parë kjo vepër është luajtur për herë të parë në vitin 431 para Krishtit e që nga ajo kohë vazhdon të emocionojë publikun sa herë që ngjitet në skenë.

Aktorët që do të performojnë në këtë vepër janë: Luiza Xhuvani, Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Roza Anagnosti, Ahmet Pasha, Gjergj Mena, Kristian Koroveshi
Adriana Tolka, Alesia Xhemalaj, Algiona Aga, Franceska Hysi, Julinda Emiri, Sara Smaja, Xhulia Musagalliu, Benardo Meziri, Ergys Malsia, Fritz Selmani, Ismail Shino, Mariol Aliko, Amadeus Klevent Xhizdari, Rei Lika.

Subjekti përqëndrohet mbi veprimet e Medeas, dikur princeshë e mbretërisë “barbare” të Kolkias dhe bashkëshorte e Jasonit. Ajo sheh se pozita e saj në botën greke është e kërcënuar, kur Jasoni e braktis për t’u martuar me një princeshë greke të Korintit. Medea merr hak mbi Jasonin, duke vrarë bashkëshorten e tij të re, po ashtu edhe dy bijtë e vet, për t’u arratisur më pas në Athinë për një jetë të re. mEDean do ta ndiqni në

Duke nisur prej datës 3 e deri më 18 shkurt  Medean e gjeni në Teatrin Eksperimental./Blitz.al/

Komento
Shperndaje