Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Një gur gabim” rikthen në skenën e teatrit aktoren Luiza Xhuvani

“Një gur gabim” rikthen në skenën e teatrit aktoren Luiza Xhuvani
November 26
16:39 2016

Shfaqja “Një gur gabim” rikthen në skenën e teatrit aktoren e njohur Luiza Xhuvani.

Kjo shfaqje do të luhet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” duke nisur nga data 3 dhjetor. Vepra “Një gur gabim” shpërfaq marrëdhënien nënë e bijë, që me kalimin e kohës vazhdon të mbetet e vështirë,  shpesh e egër, por edhe njësoj shpenguese. Shfaqja interpretohet nga aktorët Luiza Xhuvani, Xheni Stavropulu, Eleni Ludjana, Thanasi e Peni Papajeorjiu dhe interpretohet në dy gjuhë, shqip dhe greqisht. “Një gur gabim” është luajtur në muajin tetor në Athinë, në teatrin “Tehni Karolos Kun”, si dhe në Patra.  Përkthimi në shqip është i Luiza Xhuvanit, regjia e Thodhoros Grampsas, skenografia dhe kostumografia e Kostandinos Zamanis, muzika e Thodhori Ikonomu.

“Një gur gabim” do të luhet në teatrot e disa qyteteve, si Tiranë, Sarandë, Gjirokastër dhe në Elbasan./Blitz.al/

Komento
Shperndaje