Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse ju ka marrë malli të shihni një shfaqje të bukur atëherë këtë nuk duhet ta humbisni!

Nëse ju ka marrë malli të shihni një shfaqje të bukur atëherë këtë nuk duhet ta humbisni!
October 17
10:39 2018

 

Nëse ju ka marrë malli të shihni një shfaqje të bukur atëherë nuk duhet të humbisni këtë novelë!

“Atë Sergi” është një novelë e realizuar në vitin 1890 dhe e publikuar në 1898. Në 1917, regjisori rus Jakov Protazanov realizoi një film pa zë mbi këtë novelë. Novela flet për princin Stefan Kasatzki.Ai ishte një ushtarak me karrierë të suksesshme, që zbulon tradhëtinë e të fejuarës së vet pak para se të martohet. I shqetësuar dhe në mëdyshje, ai tërhiqet në ushtrinë e orthodoksisë ruse duke u bërë një murg. Shumë vite poshtërimi dhe dyshimi pasuan dhe ai tashmë qe një heremit që bën mrekulli para fshatarëve. Çaste provokimesh vënë në provë besimin e tij dhe situata të pafat të provokimit femëror e çojnë në dështim.

Kasti i aktorëve që dotë ngjiten në skenë për të interpretuar veprën e  Tolstoit përbëhet nga:  Igli Zarka, Besmir Bitraku, Egla Ceno, Rovena Lule, Lulzim Zeqja Julinda Emiri, Vali Krasniqi, Arta Lahu pjesëmarrja e Denis Hima si instrumentist.

Novela “Atë Sergi” i Tosltoit fillon me ambicien dhe inteligjenën e princit bukurosh Stefan Kazatski. Ai u përpoq të shkëlqente në gjithçka; nisi karrierën ushtarake dhe u përpoq të hynte në shtresat e shoqërisë pranë Carit. Në pamundësi për të depërtuar sa më pranë tij të qe e mundur, vendosi ta kryejë këtë afrim nëpërmjet martesës. Ra në dashuri me një konteshë të bukur.
Princi idealizonte feminilitetin dhe i konsideronte gratë e pamartuara, si posedueset e nivelit më të lartë të pastërtisë, ndërgjegjes e ndershmërisë njerëzore. Grave ju pëlqente një vlerësim i tillë, sepse në sytë e tij, dukeshin perëndesha. Meshkujt nga ana tjetër, kishin leje me pashë për të kënaqur nevojat e tyre sekuale. Duke qenë se burrat ishin të plotfuqishëm në çështje që lidheshin me seksin, virgjëria ose mungesa e saj ishin bekimi apo mallkimi më i madh i tyre, ndryshe nga sot, kur është përgjgjësi e çdo gjinie apo transgjinori të vendosë me të drejta të plota mbi trupin e tij.
Përpara dasmës, kontesha i rrëfeu se nuk ishte e virgjër. Kjo e shqetësoi aq shumë princin, sa ai hoqi dorë nga bota për të cilin ishte investuar aq shumë dhe hyri në një manastir për të jetuar një jetë të pastër dhe me përkushtim ndaj Zotit. Sigurisht, si Atë Sergi, ai u përpoq të kishte devotshmëri ndaj vendimit të tij, por gjithësesi historia është e hapur të ketë edhe interpretime të tjera, nëse Atë Sergi, u kuptua në pjesën shpirtërore dhe të brendshme të tij apo jo.
Natyrisht, akti i thjeshtë për t’u bërë murg, nuk çon në shenjtërinë e menjëhershme. Refuzimi ndaj joshjes e tundimit, magjia dhe magjepsja ndaj botës së lirë, vetëm të ekspozon akoma edhe më shumë ndaj dy të parave. Pra sa më shumë përpiqesh t’i largohesh, aq më tepër lëshojnë rrënjë të dy ato, edhe joshja, edhe tundimi.

Grupi i punës së kësaj shfaqeje, udhëhequr nga producentja Kozeta Kurti dhe regjisori Fatos Berisha, janë përpjekur t’i qëndrojnë larg rrethanave që ndodhin në apo për shkak të kontekstit fetar, por i janë referuar “njeriut”, qënies humane të brishtë, që gabon, që fal, që merr hak, që pendohet…

Mos e humbisni shfaqjen duke nisur nga data 15 tetor mund ta shihni në sallat e ArTurbina dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental, salla “Moliere” ora 19.00, deri në fund të muajit tetor.

Komento
Shperndaje