Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në Korçë bre lalkë… është “Festa e Birrës”

August 09
12:01 2016

...

 

Nëse në këtë periudhë të vitit shumë njerëz zgjedhin detin, ka nga ata që pushimet i ndërthurin mes tij dhe festës së përvitshme që bëhet në Korçë. Prej 10 vitesh tashmë është kthyer në traditë të festohet në Shqipëri, ashtu sikurse edhe në vende të tjera të botës, me birrë, artistë të ftuar dhe njerëz nga e gjithë Shqipëria e jo vetëm, që shijojnë ditët e “Festës së Birrës” në Korçë.

Një aktivitet që nis nesër, 10 gusht dhe përfundon ditën e diel, 14 gusht, do të ketë edhe këtë vit shumë të ftuar e surpriza. Disa nga emrat e njohur të muzikës që do të performojnë janë: Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Alban Skënderaj, Eugent Bushpepa, Era Rusi, Renis & Aleksandër Gjoka, Endri & Stefi Prifti, Elton Deda e shumë të tjerë. Pesë ditë festë, pesë ditë spektakël e argëtim për ata që do të jenë prezent në “Festën e Birrës” në Korçë.

 

Komento
Shperndaje