Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nata e dymbëdhjetë” dhe një Shqipëri Shekspiriane! Surprizën e vërtetë të fundvitit e gjeni në teatër

“Nata e dymbëdhjetë” dhe një Shqipëri Shekspiriane! Surprizën e vërtetë të fundvitit e gjeni në teatër
December 06
17:31 2017

Autori më me ndikim në të gjithë dramaturgjinë botërore, William Shakespeare do të vijë në skenën e Metropolit në sezonin Dimër 2017, me shfaqjen “Nata e Dymbëdhjetë”.

Në mbretërinë e Ilirisë, një fisnik i quajtur Orsino endet duke dëgjuar muzikë, sepse i mungon dashuria e Olivias, një vajzë e bukur të cilën ai nuk mund ta ketë sepse ajo është në zi për vëllain e saj të vdekur dhe nuk pranon asnjë propozim martese. Ndërkohë, në det, një stuhi e tmerrshme ka shkaktuar mbytjen e një anije… Mjafton ky fillim ngjarje për të ndërthurur me mjeshtëri shumë personazhe plot ngjyra të gjalla në situata mbi dashurinë e pashpërblyer, thyerjen e zemrave, por edhe gëzimin që vjen prej tyre në Ilirinë e dikurshme.

Shfaqja do të vijë ne skenë nga regjisori amerikan Justin Anderson, duke ndërthurur elementë autentikë të kohës dhe vendit ku ndodhin ngjarjet si në muzikë e kostume.
E gjithë historia është përshtatur për Shqipërinë e viteve 1800, në, koha e Lord Bajron, Ali Pashës dhe fotografëve Marubi. Aktorët ngjiten në skeën të veshur me kostume polpullore tradicionale shqiptare e një tjetër detaj tepër interesant është përfshirja e muzikës polifonike referuar trailer-it të shfaqjes që u publikua ditë më parë.

Në skenë do të ngjiten disa nga emrat më të njohur të teatrit.

Interpretojnë: Arbies Komoni, Armela Demaj, Elona Hyseni, Erin Kujofsa, Erjon Hodo, Florian Agalliu, Guri Koço, Kastriot Ramollari, Ketjona Pecnikaj, Klea Konomi, Mehmet Xhelili, Neritan Liçaj, Parashqevi Hallkaj, Rozi Kostani, Shkëlzen Berisha, Silvio Goskova.

 

Shfaqja do të vazhdojë në datat 7, 8, 9, 10 dhe do të jetë në këtë teatër për 25 netë me radhë.

Shperndaje