Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Muzikë, kulturë, argëtim, futboll! “Argjiro Fest” mbledh gjithë artdashësit në 4 ditë festë në Gjirokastër

Muzikë, kulturë, argëtim, futboll! “Argjiro Fest” mbledh gjithë artdashësit në 4 ditë festë në Gjirokastër
October 04
22:35 2017

“Argjiro Fest”, eventi i traditës mbarëballkanike po zhvillon edicionin e tij të tetë, duke hyrë në kalendarin e ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të qytetit.  Qyteti muzeal i Gjirokastrës për 4 ditë rradhazi do të shndërrohet në vendin e festës me aktivitete nga më të ndryshme duke sjellë kështu folklorin e kulturat e zonave të ndryshme në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Qëllimi kryesor i një eventi të përmasave të tilla është promovimi i vlerave kulturore, i trashëgimisë dhe i Gjirokastrës si destinacion turistik i qëndrueshëm.

Këtë rradhë, Argjiro Fest organizuar nga Bashkia Gjirokastër do të zgjasë 4 ditë, në datat 6-9 tetor dhe në të do të përfshihen një numër i madh aktivitetesh.

Ndër më të spikaturit do të jenë çelja në datën 6 tetor, një koncert me këngëtarët gjirokastritë, për të vijuar me Festivalin Ndërkombëtar të Folkut në Odeonin e qytetit, parada e kostumeve popullore, panairi i artizanëve nga të gjitha trevat shqiptare, ekspozita etnografike dhe ajo e librit e shumë aktivitete të institucioneve dhe moshave të ndryshme.

Si një vit më parë vjen përsëri festa e miqësisë si aktiviteti argëtues muzikor i mbrëmjes i cili do të ngjisë në skenë disa nga emrat më të njohur të muzikës  si: Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Erik Lloshi, Devis Xherahu, Xhesika Polo, Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku.

E veçanta e këtij viti është krijimi i një mjedisi për të gjithë sportdashësit të cilët duan të ndjekin live  transmetimiin e dy ndeshjeve të kombëtares shqiptare Spanjë – Shqipëri dhe Shqipëri – Itali.

Në vijim do të gjeni programin e aktiviteteve gjatë 4 ditëve./Blitz.al/

Shperndaje