Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Libri që do ta bëjë “50 Shades Of Grey” të duket si një “përrallë me mbret”

Libri që do ta bëjë “50 Shades Of Grey” të duket si një “përrallë me mbret”
April 21
20:53 2016

Kush do ta mendonte që “50 Shades Of Grey” do të kalonte në hije nga një libër tjetër?

Epo, ja që erdhi dita.

Maestra”, i dalë në stendat e librarive këtë të martë, është libri i parë i trilogjisë thriller-erotike që do t’i rrisë temperaturat e kësaj vere në maksimum, madje më shumë se “Hijet e Greit”.

50 Shades Of Grey është një histori Hirusheje krahasuar me “Maestra”-n. Një virgjëreshë pasive në jetën seksuale, e turpshme, e cila bie në dashuri me një burrë më të madh se vetja, duke e kthyer këtë të fundit në një baba të zakonshëm…kjo është ajo që të gjithë presin. Por “Maestra” është ndryshe”, – është shprehur autorja e librit, L.S. Hilton.

Ndryshe nga Anastasia, personazhi kryesor, Judith Rashleigh, nuk është një vajzë e mbushur me keqardhje, e qetë dhe sociopate. Ajo është krejtësisht e kundërta.

Ditën, ajo është sekretare e një teatri, e cila pushohet nga puna për shkak se zbuloi diçka që nuk duhej të zbulonte. Kurse natën është banakiere në një lokal, e qëllimin që të sigurojë sa më shumë bakshishe.

Duke pasur frikën e një ndëshkimi për shkak të zbulimit që kishte bërë në punë, ajo ndërmerr një udhëtim me jahte bashkë me një grup turistësh rreth e rrotull Europës. Ajo ndalon në Itali, Zvicër dhe Francë, ku kryen edhe disa vrasje “për hir” të ruajtjes së sekretit.

Aventurat e Judith Rashleigh variojnë nga festat e shfrenuara të seksit me të huaj (që zakonisht janë kamerierë) deri te qejfet me kapitenët norvegjezë në kuvertat e anijeve.

Sipas autores, personazhi kryesor nuk është e interesuar për meshkuj, por vetëm për seks dhe kjo gjë nuk i përbën aspak problem. Ajo nuk ndihet fajtore për asnjë nga vrasjet apo për aventurat e kaluara.

“Më ka bërë përshtypje reagimi i një grupi vajzash të reja, të cilat thonë se kanë gjetur femrën e fuqishme dhe të emancipuar te Judith. Ky nuk ishte synimi apo qëllimi i veprës, por kjo më bëri të ndihem me të vërtetë krenare”,- ka thënë përsëri Hilton. Ajo ka shtuar: “Nuk mendoj se Rashleigh është një ikonë feministe e armatosur deri në dhëmbë, por mendoj se është zemërimi i gjeneratës X (brezi i viteve 1980-2000), që është rritur me idenë se duhet vetëm të punojë fort dhe të mos merret me asgjë tjetër”.

Pritja që i është bërë librit është manifestuar në Twitter, ku komentues të ndryshëm kanë lavdëruar gjetjen e autores dhe, sigurisht, subjektin. Libri është renditur në Top 5-shen e librave më të shitur të javës dhe është shitur në plot 38 shtete të ndryshme.

Etiketimet
Shperndaje