Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Librat që ju sugjerojmë të lexoni këtë verë

July 14
12:28 2016

Sytë e verdhë të krokodilëve

Picture 1 of 12

Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson. E megjithatë, dalëngadalë, ajo do të kuptojë se mangësitë e saj janë pjesë e pandashme e personalitetit të saj dhe se ajo duhet të jetë krenare për to. Për shembull, ajo beson se dinjiteti dhe pasuria shpirtërore janë më të rëndësishme se mirëqenia e vogël dhe e kotë e jetës së përditshme (sytë e verdhë të krokodilëve). Është një libër tërheqës, që të lë mbresa dhe s'të lë ta lëshosh nga dora, njësoj si sytë e verdhë të krokodilëve, prej të cilëve s'mund ta shkëputësh vështrimin. "Katherine Pancol ju tërheq në një arratisje të këndshme plot me histori dashurish, miqësi, tradhti, të qeshura dhe para... Nuk do ta ndjeni kohën që kalon". Ky roman flet për burrat dhe për gratë: për gratë që jemi e për ato që do të donim të ishim; për ato që nuk do të jemi kurrë e për ato që ndoshta do të bëhemi.

Me fillimin e verës, kur mendojmë për pushimet, një pjesë e pandashme e tyre janë edhe librat. Të kalosh një pasdite në breg të detit me një libër në dorë është gjithmonë një alternativë e mirë se si të shpenzosh kohën. Tri nga shtëpitë botuese më të pëlqyera në Shqipëri, “Pegi”, “Dudaj” dhe “Uegen”, ju sugjerojnë të lexoni këta libra gjatë kësaj vere. Shfletoni galerinë për të zbuluar titujt dhe historitë që duhet të lexoni gjatë pushimeve tuaja.

Komento
Shperndaje