Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Le të shkojmë në Korçë për të “takuar një histori emigranti”

Le të shkojmë në Korçë për të “takuar një histori emigranti”
October 20
16:32 2017

Kjo fundjavë, prej të shtunës në mbrëmje deri në përfundim të së dielës do të sjellë aromë amerikane nga “Rock on the Stone”, në Pazarin e Korçës. Korça ka qenë gjithnjë e hapur me botën, më së shumti e lidhur me Amerikën e me kulturën e saj, si dashamirës të pandreqshëm të perëndimit ndër vite, pret “Rock on the Stone” si tribut i difuzionit kulturor amerikan në kulturën vendase.

Pazari i Korçës është konceptuar në formën e një lagjeje tipike amerikane, ku  gjenden, restorante, bare, por dhe “Kuzhina e Hapur” ku personazhe të njohur do të gatuajnë petulla amerikane, në tinguj rock n’roll e jazz nga Rovena Dilo & Band.

Para se të mbërrijmë aty, në rrugicat e Pazarit, na mirëpresin histori emigrantësh, figura të famshme ose jo. Të gjitha këto kujtime me aromë amerikane të Korçës, të ruajtura ndër vite, i gjejmë pikërisht këtu, në ekspozitën e materialeve relike të vendosura në Pazar, në kuadër të “Rock on the Stone”, ku dhe mund të dëgjojmë historitë nga vetë protagonistët apo pasardhësit e tyre, në forumin e organizuar me po të njëjtën tematikë. “Tako një histori emigranti” atëherë, në ekspozitën e pasur me materiale me vlera historike e kulturore, të mbledhura për merak nga koleksionisti korçar.

Aktiviteti do të çelet mbrëmjen e së shtunës me një koncert nga Rovena Dilo, me pjesëmarrjen e këngëtarëve: Rubin Kaso dhe Bledi Polena, shoqëruar nga Grupi Korçar, në Pazar, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë për të pritur një të dielë edhe më dinamike, plot aktivitete me aromë Amerike/Blitz.al

Komento
Shperndaje