Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kumbaro ndez “motorrët”, ja ndryshimet që do të pësojë kultura në katër vitet e ardhshme

Kumbaro ndez “motorrët”, ja ndryshimet që do të pësojë kultura në katër vitet e ardhshme
October 08
10:43 2017

Ministria e Kulturës ka botuar një manual ky tregon të gjitha arritjet që ka pësuar kultura dhe trashëgimia kulturore në katër vjet. (2013-2017)

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka siguruar se të tjera projekte të rëndësishme na presin në vijim.”Kulturën e kthyem në prioritet. Edhe këtë javë e kthyem kryeqytetin shqiptar në qendër kulturore ndërkombëtare me premierën botërore të baletit të Angjelin Preljocaj dhe me Balkan Market Film.100 ditët e para që kanë filluar të trokasin një nga një dhe do të kemi një kalendar të ngjeshur të veprimtarive të këtij dikasteri.

1. Sporteli unik i të drejtës së autorit
Kuadri i plotë ligjor dhe zbatimi i tij në fushën e të drejtave të autorit ishte jo vetëm një premtim i mbajtur në sfidën e integrimit europian, por edhe një betejë e rëndësishme e fituar në luftën e gjatë kundër piraterisë.

2. Balkan Market Film
Ne 40 ditët e para organizuam dhe krijuam Tregun Ballkanik të Filmit duke e kthyer Tiranën në epiqendrën e shkëmbimeve të projekteve filmike të rajonit, që mblodhi përfaqësuesit e rëndësishëm të Evropës dhe Ballkanit për projekte bashkëpunimi në fushën e filmit; duke konfirmuar që tani për vitin tjetër këtë institucionalizim rajonal në Tiranë dhe duke kurorëzuar prodhime filmike të përbashkëta, si mënyra më e mirë për të festuar 20 vjetorin e krijimit të Qendrës Kombëtare të Kinemasë.

Meqë jemi te filmi në këto 100 ditë:
3. Bashkëpunim për realizimin e filmit “Gjirokastra” të regjizorit të madh Aleksandër Sokurov me skenar të Ismail Kadarese
– Është ngjarje shumë e rëndësishme ndërkombëtare për përfshirjen e emrave të medhenj të produksionit filmik botëror.
– Xhirimet do te realizohen ne Shqipëri duke krijuar punësim, turizëm kulturor dhe ngjarje artistike në vendin tonë.

4. Programi kombëtar “Edukimi përmes kulturës” dhe udhëzimi i përbashkët i dy ministrave (MAS + MK) merr udhë në 100 ditët e para.
Ka filluar tashmë me programin e Teatrit të Operas dhe Baletit me 20 shkolla të Tiranës, dhe do të vijojë me krijimin e klubeve të teatrit në të gjitha gjimnazet deri në fund të vitit shkollor.

5. #TakohemiPërNjëLibër është një stacion i veçantë i Edukimit permes kulturës
– Nis në nëntor fushata kombëtare për leximin në të gjithë vendin duke përfshirë edhe shkollat, institucionet, bashkitë në të gjithë vendin e do të vazhdojë përtej vitit 2018.

6. Ndërtimi i 5 Biletarive te reja Elektronike në 5 site të trashëgimisë kulturore dhe muze siç janë Kalaja e Beratit, Kalaja e Shkodres, Parku Arkeologjik i Apollonisë, Muzeu Onufri, Kalaja e Gjirokastrës.

7. Përfundojmë brenda 100 ditëve punimet e restaurimit të Qendrës historike në Voskopojë
– Restaurohet dhe promovohet Qendra historike e Voskopojes dhe 4 kisha brenda saj
– Rijetëzohet trashëgimia kulturore në vendet më të spikatura në vend për rritjen e fluksit të vizitorëve.

8. Përfundon restaurimi i Kishës së jashtëzakonshme të Labovës së Kryqit e cila bashkë me përfundimin e rrugës do ta kthejë atë zonë në një nga destinacionet më të preferuara të sezonit të ardhshëm turistik.

9. Përfundojnë punimet në Qafën e Pazarit në Gjirokastrës.

10. Fillojnë punimet për zbatimin e projektit të ri të rijetëzimit të qendrës historike të Vlorës, si kantieri më i ri i Trashëgimisë Kulturore

11. Rrugët e Besimit pjese e programit të Turizmit Kulturor, shënon
– 3 kantiere të reja në restaurimin e 3 kishave të Shën Mërisë në Kosinë dhe Bënjë të Përmetit, dhe në Sopik të Pogonit në Dropull
– 4 kantiere të reja në restaurimin e 4 xhamive trashëgimi kulturore në Gjirokastër, Berat, Tiranë

12. Fillon dixhitalizimi i 3 koleksioneve më të mëdha të ikonave, të Muzeut të Artit Mesjetar të Korcës, të Muzeut Onufri në Berat dhe të Muzeut Historik Kombëtar./Blitz.al

Shperndaje